GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Pagesa me Bitcoin/ Detajet e reja nga kontrata e Messit me PSG

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pagesa me Bitcoin/ Detajet e reja nga kontrata e Messit me PSG
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lionel Messi ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me PSG këtë javë ku pagesa vjetore pritet ti kalojë 35m€ plus bonuset por duket se kjo nuk është gjithçka.

Paketa financiare e kontratës që Messi ka nënshkruar, përfshin gjithashtu përfitime edhe nga ‘bursat e kriptovalutave’ në formën e Fan Tokens, të gjeneruara së fundmi edhe nga platformat virtuale të PSG.

 ‘Fan Tokens’ janë një tip monedhe virtuale, që poseduesit e tyre mund ti përdorin për qëlime pagesash të ndryshme. Një pjesë e klubeve europiane, këtë mënyrë pagese e kanë inkorporuar edhe në rrjetet e tyre sociale dhe në platformat online.

Në këto platforma, shpeshherë klubet i drejtohen tifozëve të tyre për mendime ose vendime të ndryshme, ku të gjithë, duke paguar me këto monedha virtuale, mund të japin mendimin ose përzgjedhjen e tyre për një tematikë të caktuar.

Të gjitha këto të ardhura, akomulohen nga ‘portofolet virtuale’ të klubeve, për tu konvertuar më pas në para fizike transferohen arkat e financave të klubeve.

Nuk kishte si të mungonte edhe PSG në këtë ‘risi’ financiare, ku në Janar të vitit 2020 krijoi monedhën ‘The $PSG Fan Tokens’, me qëlimin që të përmirësojë akoma më shumë komunitetin e fansave të saj.

Afrimi i Messit ditët e fundit bëri që vlera e monedhës $PSG Fan Token të rritej vërtet shumë, duke fituar shumë pozicione në bursat virtuale.

Pikërisht mësohet se edhe kjo ka qënë pjesë e kontratës paraprake të Messit dhe klubit parisien, ku një pjesë e përqindjes së fitimeve nga ky vlerësim i monedhës virtuale te PSG do ti shkojë pikërisht argjentinasit, pa treguar se sa kjo përqindje do të jetë për gjashtë herë fituesin e të Topit të Artë.

Edhe vet presidenti i PSG Nasser Al-Khelaif raportoi që në momentet kur Messi po zyrtarizohej, se bota do të ‘shokohet’ nga të ardhurat që ky mega-transferim do të sjellë për klubin.

Argjentinasi u bë pjesë e Paris Saint-Germain si një agjent i lirë këtë të hënë, pasi Barcelona nuk mundi të kompletonte një kontratë afatgjatë për të, nën argumentin se rregullat e Fair-Play’t Financiar nuk e lejuan vazhdimin e këtij bashkëpunimi. /Gijotina.com

Lajme të lidhura

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!
Sport

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

13:26 - 09/11/26
Para
Nuk kanë të ndalur sukseset! Dua Lipa ‘rrëmben’ 2 çmimet e mëdha në “Brit Awards”

Dua Lipa me katër nominime ë MTV , listën e kandidatëve e kryeson Justin Bieber

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com