GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pajisjet e spiunazhit, SPAK anulon tenderin pas denoncimeve, firmat s’kishin CSP “Sekret”

16:18 - 09/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Pajisjet e spiunazhit, SPAK anulon tenderin pas denoncimeve, firmat s’kishin CSP “Sekret”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka vendosur të anulojë tenderin për blerjen e pajisjeve të spiunazhit për agjentët në terren e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas burimeve të Gijotina.com shkak i anulimit u bë mungesa e Certifikatave të Sigurisë së Personelit nga kompanitë pjesëmarrëse.

Njoftimi i anulimit u bë në faqen e vet zyrtare dhe në Agjencinë Prokurimeve Publike. Bëhet fjalë për procedurën “Tender i Kufizuar mbi kufirin e lartë monetar”.

Tenderi është ishte thirrur më 12 dhjetor 2023, kishte objekt të kontratës: “Blerje sisteme/pajisje të teknikës operative” Loti i Dytë. “Blerje Sistem Teknologjik Hardware dhe Software për suportin e hetuesve në terren”. Fondi limit për këtë pjesë të tenderit është 32 136 667 lekë (pa TVSH) ose 307,675 (treqind e shtatë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë) euro pa TVSH.

Zyrtarisht arsyet e anulimit bazohen në Ligjin Nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, neni 36, pika

1:c) nëse asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e caktuara në dokumentet e tenderit.

Ndërkaq, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka njoftuar një datë të re, por deklarohet se “do të merren të gjitha masat e nevojshme për rihedhjen e procedurës së klasifikuar të prokurimit.

Duhet CSP “Sekret”

Sipas aneksit të kontratës së prokurimit, në pjesën e kritereve përcaktohet se, jo vetëm që kompania duhet të jetë e kredituar në fushën e sigurisë, por personeli i tyre duhet të jetë i besuar.

“Operatorët ekonomikë të interesuar duhet të jenë të pajisur me Certifikatën e Sigurimit Industrial (CSI),

e cila duhet të jetë: Jo më e ulët se niveli i klasifikimit “Sekret”;

E vlefshme në momentin e prokurimit dhe të lidhjes së kontratës së klasifikuar; Në përputhje me objektin specifik të prokurimit të klasifikuar”, nënvizohet në kontratë.

Në funksion të hartimit të ofertës dhe në kushtet kur ky proces kërkon akses tek informacioni i  klasifikuar që administrohet nga SPAK, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin :

Dokumente/vërtetime të lëshuara nga Autoriteti Kombëtar i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ose CSI të lëshuar në emër të ofertuesit, ku të evidentohet personeli i pajisur me CSP: Administratori i shoqërisë; Oficeri i Sigurisë Industriale dhe zëvendësi i tij (nëse ka zëvendës); 2 inxhinierë IT/Elektronikë/Telekomunikacion që do të angazhohen në ekzekutimin e kontratës;

CSP duhet të jetë: Jo më e ulët se niveli i klasifikimit “Sekret”;

E vlefshme në momentin e prokurimit dhe të lidhjes së kontratës së klasifikuar; Në përputhje me objektin specifik të prokurimit të klasifikuar.

Punonjësit e besuar do të kenë akses në informacionin e klasifikuar lidhur me specifikimet teknike të objektit të prokurimit. Gjithashtu kontraktori do të bëjë instalimin, integrimin, konfigurimin e sistemit dhe trajnimin e personelit në funksion të përdorimit me efikasitet të tij.

Denoncohet super tenderi 2 miliardë lekë

Prokuroria e Posaçme po përgatitet seriozisht për ‘luftë’ kundër korrupsionit, pasi do të shpenzojë 2 miliardë lekë për dronët dhe disa pajisje vëzhgimi dhe përgjimi.

Ky është një projekt të cilin SPAK e ka ndarë në tre lote, sepse parashikon të blejë disa pajisje të natyrave të ndryshme. Por, menjëherë ka pasur përplasje për lotin tre me objekt “Blerje Sistem Anti – Dron autonom i palëvizshëm” me fond limit 24,066,667 lekë pa TVSH ose 230, 413 euro (pa TVSH). Pra 240 milionë lekë do të shpenzohen për anti dronë.

Më datë 22 janar 2024, firma SINTEZA CO ka bërë një ankesë në KPP, ku kundërshton vendimin e SPAK mbi finalizimin e këtij tenderi. Se për çfarë ankohet firma në fjalë do ta raportojmë më vonë, sepse KPP për momentin ka menduar të mbajë “të fshehtë” dokumentin, ose do ta publikojë në një moment tjetër. Por, kjo shton edhe më shumë dyshimet që kemi të bëjmë me një manipulim në kriteret e tenderit.

Nuk presim që KPP të korrigjojë vendimin e SPAK, por shqyrtimi në këtë shkallë administrative na ndihmon të shohim ç’po ndodh me prokurimin.

Për një lot tjetër të tenderit është bërë denoncim i ri. Konkretisht, më datën 17.10.2023 në Sistemin e Prokurimeve Elektronike është publikuar procedura e prokurimit “Procedurë e Hapur mbi Kufirin e Lartë Monetar” me nr. REF-83878-10-16-2023 3 me objekt: “Blerje pajisje dhe sisteme elektronike”,  me fond limit 850 milionë lekë.

Denoncimi është bërë për ‘Loti i Pestë me nr. REF-83892-10-16-2023, me objekt: “Blerje server”, me fond limit 210 milionë  lekë pa TVSH, zhvilluar me datë 16.11.2023 nga autoriteti kontraktor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Edhe me fakte nga tenderi, edhe në shpjegimin e tij ankimuesi “COMMUNICATION PROGRESS” SHPK tregon se si SPAK i ka dhënë pa garë tenderin kompanisë që paraqiti ofertën më të shtrenjtë.

Në dokumentin më sipër shohim se kjo firmë ka paraqitur ofertën me vlerë  203 milionë lekë, pra sa 97% e fondit limit dhe më të lartë se firmat e tjera. Kështu SPAK ka kryer edhe një tjetër shkelje ligjore, duke cenuar konkurrencën dhe duke shfrytëzuar pa kriter fondet që paguhen nga taksat e qytetarëve.

Ankimuesi “Communciation Progress” shpk shprehet se i gjithë ky rezultat ka ardhur për shkak të kritereve diskriminuese dhe të hartuara nga SPAK që t’i përshtaten vetëm një operatori.  Prandaj denoncuesi kërkon që të shfuqizohet vlerësimi i komisionit, i cili ka skualifikuar pa arsye ligjore ofertat më të lira dhe të rishikohen edhe njëherë të gjitha ofertat.

Theksojmë se vetë “Communciation Progress” shpk ka paraqitur një ofertë me vlerë 19% më të ulët se fituesi, që mund të përktheheshin në kursimin e 30 milionë lekëve. Komisioni i drejtuar nga Jonaid Myzyri nuk i dha të drejtë kompanisë ankuese, megjithatë SPAK ka reflektuar duke anuluar pjesërisht super tenderin.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: pajisje spiunazhiSpaktenderi

Lajme të lidhura

Njësia e Përgjimeve e Policisë së Shtetit, në duar të dyshimta: Njëri nën hetim nga SPAK, tjetri me lidhje në Kinë
Breaking Views

Njësia e Përgjimeve e Policisë së Shtetit, në duar të dyshimta: Njëri nën hetim nga SPAK, tjetri me lidhje në Kinë

14:36 - 15/01/26
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Para
Transferimi i Brojës te Fulham, ja ç’shkruajnë mediat angleze

Transferimi i Brojës te Fulham, ja ç'shkruajnë mediat angleze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkonin lirimin e pasurive nga sekuestro, GJKKO vendos për  Argita Berishën dhe Jamarbër Malltezin
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

10:28 - 16/01/26

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi sot masën e sigurimit “sekuestro preventive” për pasuritë e Argita dhe...

Lexo më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Administrata Trump po riorganizon DASH-in

Marco Rubio: Jemi të shqetësuar se liria e shprehjes në Evropë po gërryhet

10:15 - 16/01/26
Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit

Rrëshqitja e dherave paralizon qarkullimin dhe izolon familjet në fshatin Cernaleva të Kukësit

09:40 - 16/01/26
Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

Kuçova në kushte të mjerueshme! Maliqi: Boll u tallën me shqiptarët, t’u japim shkelmin këtyre hajdutëve

09:23 - 16/01/26
Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet

09:13 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com