GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Pajtohet Cozman dhe Getoari/ Reperi rikthehet në Tiranë, ja arsyeja

11:44 - 05/06/22
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Pajtohet Cozman dhe Getoari/ Reperi rikthehet në Tiranë, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse do të ktheheshim disa vite më parë, Cozman ishte një ndër reperat më të suksesshëm. Kur u bë pjesë e “Babastars”, ai preku skenat ndërkombëtare, duke arritur shpesh majat, së bashku me Getoarin. Shto këtu që në ato vite të arta, Cozman ishte edhe partner i Tunës, duke e shtuar edhe më shumë famën e djaloshit të ri.

Por atëherë kur dukej se një tjetër sezon i suksesshëm e priste Cozman, ai u zhduk nga tregu muzikor. Shkak për këtë u pikërisht sherri që kishte me Getoarin. Duket se ikja e reperit të ri, e rëndoi edhe më shumë krizën me të cilën po përballej kompania muzikore e krijuar nga reperi Getoar Selimi, e njohur me emrin “Babastars”.

Në atë kohë, Cozman bëri një postim në “Instagram”, ku shkroi “Stop Mashtrimit” dhe të gjithë fansat menduan se ky status ishte për Getoarin dhe më pas fansat e “Babastars” panë një tjetër dedikim, foto e Getoarit që u dedikohet lajmeve për përçarjen e grupit të tij.

“Në një botë plot me peshq, ji një peshkaqen”, shkroi Getoari krahas fotos.

Por Cozman reagoi sërish dhe këtë herë edhe më i ashpër.

“Kur U Bonet More Ju Me Fol E Me Shkrujt Anglisht? Kur Ju Kom Taku Për Se pari Her 2 Fjal Si Keni Dit… #Palaqo# PiHarroniGjanat.”

Në mes të këtij konflikti kaq të famshëm, ndërhyri Majk. Ai publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës thotë se ai nuk është në të njëjtën kategori me reperët që po e thumbojnë atë, por nuk ka përmendur emra.

“Po edhe ti je këngëtar ose reper, ama s’jemi në të njëjtën kategori as në të njëjtin nivel… as nuk vozisim vetura të njëjta, nuk bëjmë pare njëjtë”.

Ndërkohë, komentet që kanë vërshuar poshtë fotografisë kanë qenë të shumta, teksa një pjesë e tyre e kanë parë si replikë të menjëhershme në drejtim të Skivit.

Por duket se këto ditë i përkasin së shkuarës. Tashmë që kanë kaluar 3 vjet, ujërat mes reperave duket se janë sheshuar. Cozman prej kohësh i mungon shkëlqimi që kishte ato vite kur ishte pjesë e “Babastars”. I nisur nga mungesa në treg, duket se ai është “detyruar” të bëjë paqe me Getoarin. Prova më e mirë për këtë është prania e tij në eventin e organizuar nga bashkëshortja e Getoarit, Marina Vjollca. Si për çudinë e të gjithëve, Cozman u shfaq i ulur në rreshtin e parë të sfilatës së modës, duke konfirmuar kështu se gjithçka ka ndodhur i përket së shkuarës dhe tashmë është gati për të tjera bashkëpunime me Getin.

Që pas largimit nga “Babastars”, Cozman është shpërngulur në Angli dhe këngët e tij kanë qenë më të rralla. Në kërkim të suksesit, ai është rikthyer edhe njëherë në Tiranë, pranë personit që para 3 vitesh i dha famën e kërkuar. Edhe në jetën personale gjërat nuk kanë ecur shumë mirë për Cozman. Pak kohë më parë ai u nda nga e dashura e tij, duke lënë pas shumë kritika rreth tij.

Etiketa: CozmanREPERsherr

Lajme të lidhura

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare
Uncategorized

U kundështua nga SHBA dhe BE, presidenti Begaj dekreton ligjet për Paqen Fiskale

10:48 - 13/01/26
Përmbytjet në qarkun e Durrësit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë, qindra banorë braktisën shtëpitë
Uncategorized

Përmbytjet në qarkun e Durrësit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë, qindra banorë braktisën shtëpitë

09:43 - 13/01/26
Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit
Uncategorized

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit

08:26 - 13/01/26
Para
Butrint Imeri po kalon momente të vështira, ndan foto nga spitali

Shfaqet krah Butrint Imerit, ja kush është vajza misterioze (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 20 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 20/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Janar 2026

07:46 - 20/01/26
Parashikimi i motit, 2 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 20 Janar 2026

07:28 - 20/01/26
Polici aksidenton me makinë këmbësorin në Maliq, burri humb jetën

Aksident tragjik në Laç! Makinat përplasen kokë më kokë, humb jetën 25-vjeçari dhe plagosen dy të rinj

07:26 - 20/01/26
Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku

23:21 - 19/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com