GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pak “Botë shqiptare” brenda “Botës serbe”!?

10:17 - 31/07/22
në OP-ED
Kohë leximi: 4 min
A A
Pak “Botë shqiptare” brenda “Botës serbe”!?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Halil Matoshi

Se sa mund të ketë “Botë shqiptare” brenda “Botës serbe” shihet nga referencat historike të “Open Ballkan”, projekti i Nikola Pasic, 1915 dhe ai i Jugosllavisë federale për ‘Unionin doganor’ të vitit 1946.

“Bota serbe” që e ka proklamuar vet Aleksandar Vučić me telallin fashist, emnakun Vulin, është projekti më i ri kombëtar serb, të cilën Serbia mësynë ta krijojë, në suaza të politikave ballkanike dhe si përballje ndaj Perëndimit.

Nacionalistët e rinj shqiptarë (që vijnë rëndom nga e majta shqiptare!) të prirë nga shefi i socialistëve Edi Rama duan t’ia ndajshtojnë projektit të Beogradit (të instruktuar nga Moska) një “Botë shqiptare”, porse dallimi në thelb, është se “Bota serbe” është projekt real  (që kamuflohet si Open Ballkan) kurse “Bota shqiptare” është thjesht një deklaratë politike, sëkëndejmi demagogji.

Ndonëse Kosova nuk e ka ulësen në OKB që llogaritet si njëfarë tapie (maturimi) i kombit që ka në pronësi shtetin kosovar, Serbia mësynë të imponojë zgjidhje kreative “pavarësi pa sovranitet” (pra një Kosovë jashtë OKB-së dhe NATO-s) që do t’i binte taman “Open Ballkanit”!?

Duke e lënë Kosovën de iure jasht OKB-së, Serbia e ka projektuar Open Ballkan-in ku mund t’a akomodojë interesin e vet kombëtar, stabilizimin e mosnjohjës së Kosovës, si strategji afatgjatë.

Duke qenë se “Open Ballkan” nuk garanton barazi shtetesh e kombesh, është thjesht një instrument i politikave ballkanike dhe gjetje serbe, qe u kundervihet politikave Perëndimorizuese, mekanizmave te BE-së, si MSA, CEFTA dhe Procesit të Berlinit; Pra, ky instrument është projekt kundër integrimeve euro-Atlantike dhe veçanësisht kundër integrimeve të Kosovës në këto struktura.

Në anën tjetër, duke qenë se Kosova nuk është anëtare e NATO-s, porse me mandat të OKB-së NATO kujdeset për sigurinë e saj, Serbia e projekton mundësinë e ndryshimeve në Rendin Botëror dhe tërheqjen eventuale të amerikanëve, ngjashëm me Afganistanin, për të ndërmarrë inkursion në veri të Kosovës, sepse projekti i Serbisë së Madhe nuk ka vdekur, por u është përshtarur rrethanave ndërkombëtare, si Mbretërisë SKS, Jugosllavisë federale, asaj të shkurtë (Serbi & Mali i Zi) dhe tashti ‘Open Ballkan-it” përkatësisht “Botës serbe”.

Në samitin e NATO-s në Bukuresht, në vitin 2008, Aleanca mirëpriti aspiratat e Ukrainës dhe Gjeorgjisë për anëtarësim. Dhe kjo duhej ta mbante NATO-n afër kësaj ‘mirëpritje’, mirëpo “mirëpritja” nuk e obligonte NATO-n, sipas Artikullit 5, të Traktatit të Washingtonit që parasheh mbrojtje kolektive, që do të thotë që një sulm kundër një aleati konsiderohet si një sulm kundër të gjithë aleatëve.

Dhe kjo ishte fitorja e parë ruse.

Kështu, Rusia para hundëve të NATO-s aneksoi me metoda terroriste “Srpska Republikat” e veta, Osetinë e Jugut dhe Abkhazian në Gjeorgji dhe Krimenë, e tashti pushtoi Donetsk-un dhe Luhansk-in në Ukrainë.

Këtë strategji serbiane, në rajonin tonë, nga burrështetasit, kastile e dekonstruktoi babai i kombit modern malazias Milo Đukanovic: “Qëllimi i “Ballkanit të Hapur”, është zhdukja e BeH, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut” – tha ai.

Ashiqare, ideja e “Botës serbe” nuk mund të realizohet pa aplikimin e spatrimit etnik (‘etnicko ciscenje’ siç ka hyrë në dokumentet e OKB-së) si një metodë unike pushtimi që mbanë firmën serbe, që pashmangshëm shpie në gjenocid.

Qëllimi i këtij projekti serb është që në një ‘Open Ballkan” të relativizohet pesha e entiteteve juridike-politike (shteteve kombëtare si BeH, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova) duke ofruar zgjidhje të ripërkufizimit etnik në Balljanin Qëndror, që është në qendër të politikave ballkanike!?

Në anën tjetër, Kosova mësyn destabilizimin e mosnjohjes nga Serbia duke marrë rrezikun e ni Status- Quo!?

Imponimi i zbatimit të Marrëveshjes për sticker-a në targa, me veprim policor në veriun e vendit, ndalimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë të organizuara nga institucionet e shtetit serb (i vetmi mekanizëm kushtetues për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë është KQZ) dhe posaçërisht ndalimi i referendumit serb për ndryshime kushtetuese (që paraqiste ndërhyrje flagrante të konstitucionit të Serbisë në atë të Kosovës) e ka destabilizuar mosnjohjen nga Serbia.

Dhe ky destabilizim ka ndikuar që

Sekretari amerikan i shtetit Blinken të konfirmojë tërthort se është më afër pozicionit kosovar për “Marrëveshjet me njohjen në qendër”, në dialogun me Serbinë!

Është dallim thelbësor ky, kur dihet se pozicioni amer ishte “Marrëveshje ligjërisht obligative, përfshirë njohjën reciproke,” pa përmendur afate dhe as qendër e periferi!?

Kryeministrit Rama i është pikë për ta çuar përpara ‘Open Ballkan’, duke menduar njësoj si të gjithë nacionalistët ballkanik, ithtar të ideve shtetomëdha, serbëve dhe bullgarëve, përpiqet ta plasojë gjeopolitikën e re, “Bota serbe” me më pak “Botë shqiptare” brenda saj, që bashkon etnitë serbe, bullgare dhe shqiptare dhe ‘shlyen’ nga harta gjeopolitike e rajonit shtetet si Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe sidomos Kosovën.

Edhe nëse nuk do të ndodh fshirja e këtyre shteteve (fat që dy nga to janë anëtare të NATO-s) dhe ndonjë gjenocid i ri, është interes imediat serb relativizimi i peshës gjeopolitike të këtyre shteteve, sepse ato synohet të ndikohen nga shtetet që vetën e shohin si Piemont-e, Serbia, Bullgaria dhe Shqipëria, të cilat nuk hezitojnë edhe të ndërmarrin veprime diplomatike, ekonomike dhe të inteligjencës për destabilizimin e tyre!

E sa mund të ketë “Botë shqiptare” brenda “Botës serbe” shihet nga referencat historike të “Open Ballkan”, projekti i Nikola Pasic, 1915 dhe ai i Jugosllavisë federale të vitit 1946.

Edi Rama nuk është tradhtar por politikan naiv që nuk e ka asnjë ide për projektet afatgjata të gjeopolitikës serbe, që ka karakter doktrinar panserb dhe studiohet parreshtur (pa harruar kurrë instruktimin nga Moska) që nga themelimi i shtetit modern serb.

 

Etiketa: kryesore2Matoshi

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
Agravon zjarri në Dropull, rrezikohen zonat e banuara

Bashkia me pushime, 2 avionë dhe 2 helikopterë grekë vënë nën kontroll zjarrin në Dropull

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com