GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pak para lobimit: Si vendosi Meta të ndalojë transparencën e financimit të LSI

09:31 - 30/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pak para lobimit: Si vendosi Meta të ndalojë transparencën e financimit të LSI
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Ilir Metës, përpara se ky i fundit të bëhet President mori një vendim që të bënte transparente të gjitha faturat e financimit dhe lëvizjes së parave.

Madje, ky zhvillim u prezantua si një risi në financimin e partive politike, sa u bë me vendim kryesie, si dhe u hap një faqe e posaçme në internet për të publikuar tansakasionet financiare.

Ky vendim, i cili atëherë u bë public nga Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama, u vlerësua nga OSBE, si një hap që do të sjellë edhe zhvillime të gnjashme edhe te partitë e mëdha.

Dy organizata të rëndësishme amerikane që veprojnë në Shqipëri që në vitin 1990, Instituti Demokratik Amerikan dhe Instituti Republikan Amerikan, gjithashtu e konsideruan këtë nismë mjaft pozitive.

Në faqen e internetit, nisën të publikohen financimet për shtypin e LSI-së, pagesat e ndryshme etj. Por nuk kaloi shumë kohë’ as një vit dhe faqja u mbyll. Nuk se pati ndonjë sqarim, por thjesht nuk informohej më për buxhetin dhe financat e LSI-së, edhe pse kjo parti e shpalli nismën e saj si sfidë për dy partitë e mëdha-PS e PD, por edhe forcat e tjera politike.

Koha kur u mbyll faqja e publikimeve online, i takon pikërisht nisjes së punës për hartimin e reformës në drejtësi, kohë kur dhe nisën përplasjet e Ilir Metës me SHBA. Pas kësaj përplasje, siç bëhet e ditur edhe nga hetimi i SPAK, Meta nisi edhe lobimin në kompani këshillimi amerikane për të pasur akses në nivele të larta të politikës së SHBA, që të përmirësonte imazhin.

Ish-deputeti Halit Valteri ka depozituar dy kallëzime në SPAK për një sërë emrash të LSI-së, nga ish-deputetë, ish-drejtues të kësaj partie, e deri te ish-Presidenti Ilir Meta.

Meta akuzohet se në një rast ka shpenzuar të paktën 600 mijë dollarë lobim në SHBA pas një kompanie guackë, ku ndërmjetës ka qenë Vangjel Tavo dhe në rastin tjetër rreth 300 mijë dollarë, por që në Shqipëri janë deklaruar si lobim vetëm 100 mijë dollarë.

Si fakt në dosjen e Metës referohet një kontratë e kompanisë McKeon Group me LSI-në dhe Ilir Metën, e datës 6 janar të vitit 2017, kohë gjatë të cilës Meta ishte ende kryetar i LSI-së.

Kontrata kishte si objekt lobimin në SHBA për pjesëmarrjen e Metës në inaugurimin e Presidentit Trump në vitin 2017, planifikimin e takimeve të Metës me liderë në Uashington përgjatë inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump si dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira dhe speciale me administratën e ardhshme dhe Kongresin.

Kontrata ka një kohëzgjatje 6 mujore dhe vlera totale që parashikon është 90 mijë USD.

Personi i autorizuar për të lidhur kontratën dhe për të përfaqësuar Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Ilir Metën me shoqërinë McKeon Group është Iraklis T. Fidetzis, një personazh i dyshimtë që deol në pah në disa kontrata të tjera lobuese, me vlerë qindra mijëra USD, gjithashtu të padeklaruara në Shqipëri.

Kontrata nuk qartëson mënyrën e transferimit të parave, por nuk ka asnjë dyshime se paratë janë shpenzuar, por që nuk janë deklaruar nga LSI-ja në shpenzimet vjetore në KQZ dhe as Meta në deklaratën e pasurisë të vitit 2017.

Është pikërisht ky fakt, pra fshehja e shpenzimeve me para që nuk u dihet burimi, që rrezikon Ilir Metën jo vetëm të merret i pandehur, por edhe që mund të arrestohet në vjeshtë. Deri më tani, Ilir Meta as nuk ka denjuar për të sajuar një alibi se pse nuk i ka deklaruar paratë e shpenzuara për lobim as në KQZ dhe as në ILDKPKI, siç e parashikon ligji sipas rastit!/Tema

Etiketa: LSImeta

Lajme të lidhura

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën
Aktualitet

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë
Aktualitet

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
Para
Tragjike/ I bije statuja sipër, ndërron jetë 7-vjeçarja

Tragjike/ I bije statuja sipër, ndërron jetë 7-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën
Aktualitet

Skandali i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: Kompania 2T e Sakos vodhi 300 mln euro dhe i ndau me Ramën

13:15 - 05/02/26

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët deklaroi se shqiptarët kanë paguar mbi 300 milionë euro për...

Lexo më shumë
Prishje në emër të përmbytjeve, dhjetëra familje në Durrës mbeten pa strehë

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

12:43 - 05/02/26
Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

Ortekë dëbore në aksin Qafë Thore-Theth, rruga bllokohet plotësisht për lëvizjen e automjeteve

12:32 - 05/02/26
Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

Banorët protestojnë para Bashkisë së Beratit, nënkryetari: Bëni çfarë të doni, rruga nuk bëhet!

12:17 - 05/02/26
Dhunohet me sende të forta mjeku, përfundon në koma te Trauma

Përleshen dy persona në Vlorë, njëri prej tyre dërgohet në spitalin e Traumës me dëmtime të rënda

12:05 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com