GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Paketa e vonuar, nuk e shpëton rritjen e varfërisë

19:20 - 17/09/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Paketa e vonuar, nuk e shpëton rritjen e varfërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza, që ka pushtuar ekonominë, tashmë nuk mund të “fshihet” më. Në gusht, inflacioni arriti në 8%, që është niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po vuante pasojat e rënies së piramidave dhe gjendjes së konfliktit, i cili arriti në pragun e një lufte civile.

Rritja e konsiderueshme e të ardhurave në buxhet, që në muajt e parë të vitit, kryesisht nga shtrenjtimi i produkteve, prej korrikut është kthyer në negative (e indeksuar me inflacionin), teksa, ashtu siç pritej, konsumi është frenuar.

Konsumatorët, të gjendur përballë çmimeve të larta, sidomos të ushqimeve, që zënë gati gjysmën e shportës (më e larta në Europë) dhe mosrritjes së të ardhurave, kanë ndryshuar sjelljen.

Bizneset, nga ana e tyre, prej muajsh po hasin kosto më të larta si nga produktet e importit, ashtu dhe nga energjia, që po e blejnë disa herë më shumë sesa kur ishin në tregjet e rregulluara.

Kësaj situate, që në një pjesë të madhe është e importuar nga zhbalacmimet që solli në kërkesë-ofertë sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, i shtohen dhe faktorë të brendshëm.

Emigracioni po kthehet në një shqetësim të madh për bizneset, që si asnjëherë tjetër po ankohen, jo vetëm për mungesën e fuqisë punëtore, por edhe për frenimin e kosnumit, sidomos për produktet që kishin si shënjestër të rinjtë.

Qeveria më në fund u “zgjua” dhe prezantoi një paketë të dytë antikrizë, por duhet thënë se e para, përveçse një pagese minimale për tre muajsh për pensionistët dhe shtresat e varfra, nuk ofroi asgjë për të ndihmuar ekonominë nga pasojat e çmimeve të larta.

Përkundrazi, të kënaqur nga të ardhurat e rritura pa mundim, qeveria vijoi e pashqetësuar me përdorimin e fondeve në investime të mëdha në infrastrukturë, përkundrejt këshillave të institucioneve ndërkombëtare që të ruheshin fondet për situata të paparashikuara dhe kostove të fryra të këtyre projekteve.

Paketa e dytë përfshin më shumë masa, si rritja e pagës minimale nga 32 në 34 mijë lekë, indeksimin e pensioneve me inflacionin, shtimin e ndihmës ekonomike, vijimin e rritjes së pagave për sektorët prioritarë, mbështja për bujqësinë e transportin, ndonëse nuk është ende e qartë se si do të ndahet fondi prej 6.1 miliardë lekësh. Por, a janë të mjaftueshme dhe a e orientojnë këto masa drejt një zgjidhje më afatgjatë?!

Energjia mbetet, në fakt, shqetësimi më i madh i ekonomisë për momentin. Banka Qendrore nënvizoi në deklaratën e fundit të stabilitetit financiar se, për shkak të çmimeve të jashtëzakonshme të energjisë në tregun ndërkombëtar dhe pozicionit të vendit tonë si një “importues neto” i energjisë, sfida për rritjen e ekonomisë në muajt e ardhshëm është e konsiderueshme.

Ndryshe nga sa premtoi në fillim, që koston do ta mbajë buxheti, një pjesë e barrës do të kalohet te konsumatorët. Për konsumin mujor mbi 800 KWH, çmimet do të rriten 4.4 herë, nga 11.4 lekë/kwh (me TVSH) që është sot, në 50.4 lekë (me TVSH).

Qeveria mbrohet me argumentin se vetëm 4% e familjeve konsumojnë mbi këtë kufi, por në dimër, një faturë më e lartë se 9,120 lekë në muaj është e zakonshme për pjesën më të madhe të konsumatorëve, që përdorin energjinë si mjet ngrohjeje.

Për të mos folur pastaj për rritjen që do të pësojnë faturat si rrjedhojë e abuzimeve që ndodhin edhe aktualisht, nga mënyra si matet konsumi mujor i energjisë, garantimi i nivelit të tensionit, apo faturimi i gabuar, që ndikojnë në sasinë së regjistruar si të konsumuar.

Në këtë aspekt, transparenca gjithmonë mungon dhe nuk ka mekanizma efektivë për konsumatorin që të mbrojë vetveten.

Këtyre u shtohet dhe mungesa e zgjidhjeve afatgjata, si diversifikimi i vonuar i energjisë (pavarësisht interesit të lartë, nuk po zgjidhen shumë problematika në energjinë diellore), apo i reduktimit të humbjeve në rrjet, niveli i të cilave ende është në rreth 20% të energjisë në dispozicion, përkundrejt pritshmërive të Bankës Botërore për uljen e tij.

Si gjithmonë, krahas problemeve akute të importuara, vendi do të vazhdojë të vuajë pasojat afatgjata të keqqeverisjes, që ende nuk po e zgjidh situatën e furnizimit të qëndrueshëm me energji, pavarësisht burimeve të shumta, apo që nuk ka arritur të nxisë një ekonomi konkurruese, e cila do të vepronte si amortizator në këtë situatë të vështirë.

Çmimet e larta, të kombinuara dhe me rritjen e pritshme të tatimeve të deklaruar gjatë këtij viti, do të përmbysin arritjet në uljen e varfërisë, do të shtyjnë shtresa të tjera drejt varfërisë, teksa inflacioni në rritje mund të reduktojë ndjeshëm rritjen e të ardhurave reale në mesin e familjeve të varfra dhe të cenueshme, duke frenuar më tej zbutjen e varfërisë.

Luksi i kullave që po lartësohen në kryeqytet dhe rritja e çmimit të shitjes së metrit katror në ndërtim, që çuditërisht serviret si një e mirë për popullin në formën e rritjes së vlerës së pronës, nuk mund ta fshehë mjerimin e pjesës më të madhe të popullsisë.

Kjo pjesë po sheh zhvlerësimin e shpejtë të të ardhurave, përballë rritjes së çmimeve dhe mungesës së politikave për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

Revista Monitor

Etiketa: ekonomiashqiptaretvarferia

Lajme të lidhura

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Para
“Berisha është tronditur”, Demalia për financimet ruse: Ish-kryeministri ka ditur çdo gjë që në fillim

“Berisha është tronditur”, Demalia për financimet ruse: Ish-kryeministri ka ditur çdo gjë që në fillim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com