GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paketa Fiskale 2023, Konfindustria: Asnjë strategji për përballimin e krizës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Paketa Fiskale 2023, Konfindustria: Asnjë strategji për përballimin e krizës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konfindustria ka dalë kundër Paketës fiskale për vitin 2023. Në një njoftim për shtyp, thuhet se Buxheti dhe Paketa Fiskale 2023, të paraqitura nga ekzekutivi, tregojnë mungesë të qartë të strategjisë të përballimit të krizës energjetike të shpallur zyrtarisht.

Në reagim thuhet se është e pakuptueshme, që nuk ka asnjë parashikim buxhetor prej pak milionë $USD për vënien në punë të TEC-it të Vlorës pas 11 vitesh, ndërkohë që parashikohen me qindra milionë euro shpenzim për të njëjtin sasi të prodhimit të energjisë nga anijet e sjella nga Bangladeshi me ndikim shkatërrues mjedisor.

Konfindustria vlerëson se është e papranueshme, që në Paketën Fiskale 2023 nuk është parashikuar asnjë ulje e ngarkesës fiskale për produkte si karburantet dhe gazi i lëngshëm me qëllim zbutjen e pasojave të krizës energjetike.

Konfindustria ka kërkuar në pezullimin e “taksës së qarkullimit” dhe “taksës së mjedisit” me qëllim uljen e çmimeve të paktën në nivelin e shteteve të rajonit. Gjithashtu, kërkohet heqja e plotë e taksave për “gazin e lëngshëm”.

Njoftim për shtyp

Konfindustria vlerëson, se Buxheti dhe Paketa Fiskale 2023, të paraqitura nga ekzekutivi, tregojnë mungesë të qartë të strategjisë të përballimit të krizës energjitike të shpallur zyrtarisht. Është e pakuptueshme, që nuk ka asnjë parashikim buxhetor prej pak milionë $USD për vënien në punë të TEC-it të Vlorës pas 11 vitesh, ndërkohë që parashikohen me qindra milionë euro shpenzim për të njëjtin sasi të prodhimit të energjisë nga anijet e sjella nga Bangladeshi me ndikim shkatërrues mjedisor.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme, që në Paketën Fiskale 2023 nuk është parashikuar asnjë ulje e ngarkesës fiskale për produkte si karburantet dhe gazi i lëngshëm me qëllim zbutjen e pasojave të krizës energjitike. Konfindustria ka kërkuar në pezullimin e “taksës së qarkullimit” dhe “taksës së mjedisit” me qëllim uljen e cmimeve të paktën në nivelin e shteteve të rajonit. Gjithashtu, kërkohet heqja e plotë e taksave për “gazin e lëngshëm”.

Konfindustria mbështet politikën financiare të sapofilluar për familjet dhe bizneset për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore. Shuma e shpallur prej vetëm 2 milionë euro është mjaft e ulët dhe duhet parashikuar e shumëfishuar në Buxhetin 2023.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme mosparashikimi në Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2023 të uljes së barrës fiskale si dhe financimit të veshjeve termoizoluese për ndërtesat publike dhe private, njësitë industriale, pajisjeve termike për rritjen e eficiencës energjitike, etj.

Gjergj Buxhuku

Administrator i Përgjithshëm

Etiketa: konfindustriakrizestrategji

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
Gjyqi për tërmetin e 2019, ish-drejtori i ALUIZNIT shpallet i pafajshëm

Gjyqi për tërmetin e 2019, ish-drejtori i ALUIZNIT shpallet i pafajshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com