GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pakti “Rama-Meloni”, niset drejt Shqipërisë anija e parë me emigrantë

14:02 - 14/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pakti “Rama-Meloni”, niset drejt Shqipërisë anija e parë me emigrantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anija “Libra” e Marinës italiane është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.

Lajmi bëhet me dije nga agjencia italian e lajmeve ANSA, që sqaron se në bord u krye një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, do të shpëtoheshin në det, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e kërkuara: të ardhur nga vende të sigurta, meshkuj.

Javën e kaluar u vunë në funksion qendrat në Shëngjin dhe Gjadër dhe do të akomodojnë emigrantët e transferuar në bazë të marrëveshjes që u nënshkrua pak kohë më parë mes kryeministrit shqiptar dhe kryeministres italiane Xhorxhia Meloni.

Struktura është e ndarë në pesë seksione, ku në hyrje ndodhet administrata, ndërsa zona brenda kampit monitorohet nga policia italiane, e cila qëndron ndërmjet ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve. Këta të fundit janë të vendosur brenda një rrethimi të dytë, pas atij që rrethon të gjithë kampin.

Kapaciteti aktual nuk i kalon 400 vende, por gjithçka mund të ndryshojë në vazhdimësi. Brenda rrethimit tjetër, të veçuar nga pjesa tjetër e grupit, do të vendosen refugjatët të cilëve u refuzohet azili, por nuk pranojnë të riatdhesohen. Autoritetet italiane do të përcaktojnë mënyrën e operimit në këtë zonë, ku janë vendosur 8 dhoma me nga 4 shtretër secila.

Në fund të strukturës është vendosur edhe burgu, i cili përbëhet nga dhoma gjykimi sipas legjislacionit italian për refugjatët që kryejnë vepra penale dhe ruhet plotësisht nga policia italiane. Pas dhomave të gjykimit janë qelitë.

Sa i përket sigurisë në këto dy kampe, koloneli italian për Mbrojtjen dhe Sigurinë në kampin e Gjadrit tha se, pavarësisht çdo ngjarjeje ose konflikti që ndodh mes refugjatëve, përgjegjësia i takon autoriteteve italiane, duke përjashtuar ndërhyrjen nga autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri.

“Nëse ndodh një incident mes emigrantëve, duhet të ndërhyjmë për mbrojtjen e tyre; nuk mund të shohim dhe të rrimë,” tha gjenerali italian Massimmo Schannichio disa ditë më parë. “Siç bëjmë në Itali, do të veprojmë edhe këtu, përfshirë identifikimin e krimeve të tilla, për t’i adresuar autoriteteve në Itali,” shtoi ai.

Procedura për vlerësimin e kërkesave për azil nga emigrantët që do të strehohen në Gjadër pritet të zgjasë 28 ditë.

Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 shtator, kur do të vinin edhe refugjatët e parë, por për shkak të vonesave në punime, hapja u shty. Marrëveshja Shqipëri-Itali për refugjatët është arritur më 6 nëntor të vitit 2023, fillimisht për pesë vjet, dhe është planifikuar të priten 36 mijë emigrantë në vit. Ata do të vijnë përmes detit në Portin e Shëngjinit, ku do të qëndrojnë për 48 orë në qendrën pritëse dhe më pas do të dërgohen në kampin e Gjadrit, deri në shqyrtimin e procedurave dhe dokumentacionit për azil.

Etiketa: anijeKryesore1refugjate

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Neurologu tregon moshën në të cilën duhet të ndaloni konsumin e birrës

Neurologu tregon moshën në të cilën duhet të ndaloni konsumin e birrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com