GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Palmer takohet me presidentin Gjukanoviç në Mal të Zi: Të kontribuojë në qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor

20:13 - 07/07/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Palmer takohet me presidentin Gjukanoviç në Mal të Zi: Të kontribuojë në qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që Mali i Zi të jetë i qëndrueshëm në rrugën euroatlantike dhe i mbrojtur nga ndikimet e jashtme – tha Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer, gjatë një takimi me Presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç, i cili takim u zhvillua të mërkurën në Podgoricë.

“Interesi i SHBA është që në partneritet me Bashkimin Europian të kontribuojë në qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Palmer.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, vuri në dukje, se vlerëson vëmendjen e kushtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Malin e Zi, si një vend partner në kuadër të NATO-s.

Ai theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një nivel të lakmueshëm dhe shprehu kënaqësinë për angazhimin e shtuar të SHBA-ve në rajon. Kjo është, siç tha ai, një mënyrë e mirë për të përmirësuar situatën në rajon dhe për të zvogëluar ndikimet e ndryshme që mbartin rrezikun e destabilizimit.

Duke kujtuar rolin e mëparshëm të Shteteve të Bashkuara në këtë fushë, ai shprehu shpresën që edhe këtë herë të jetë mbështetje për rajonin për të ecur drejt qëllimit të anëtarësimit në BE dhe NATO, që garantojnë qëndrueshmërinë si një parakusht për zhvillim të përgjithshëm.

“Mali i Zi do të jetë gjithmonë një partner i vogël, por i besueshëm në kapërcimin e çdo pengese në rrugën drejtë integrimeve. Pushtetet ndryshojnë, por nuk ka dyshim se Mali i Zi do të mbetet në këtë rrugë dhe do të jetë një partner i vlefshëm në promovimin e qëndrueshmërisë dhe vlerave euroatlantike në Ballkanin Perëndimor”, tha zoti Gjukanoviç. /VOA

Lajme të lidhura

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani
Aktualitet

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

12:43 - 19/03/26
U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve
Aktualitet

U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve

10:34 - 19/03/26
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U iku karabinierëve dhe i theu nofullën njërit prej tyre, përfundon arratia e shqiptarit në Itali

07:58 - 19/03/26
Para
Presidenti i Ukrainës bie pre e hackerave, sulmojnë faqen e internetit

Presidenti i Ukrainës bie pre e hackerave, sulmojnë faqen e internetit

TË FUNDIT

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Lexo më shumë
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com