GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paloka: IPU i kërkoi mision faktmbledhës për masën ndaj Berishës, Spiropali e injoroi

12:21 - 21/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Paloka: Do kërkojmë ngritjen e ‘Komisionit të së vërtetës”, zbardh lidhjet e politikës me krimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kryesia e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, theksoi se Sekretari i Unionit Ndërparlamentar ka dërguar një kërkesë në lidhje me përndjekjen politike të Sali Berishës.

Sipas Palokës, kjo kërkesë është injoruar nga Elisa Spiropali ndërsa shtoi se kjo është hera e parë që Unionit Ndërparlamentar i duhet të hetojë shkeljet ndaj një deputeti europian.

“Sekretari i Unionit Ndërpalamentar ka dërguar kërkesën te Elisa Spiropali për dënimin e Berishës, por ajo ka marrë urdhër për ta injoruar këtë kërkesë.

Unioni ndërparlamentar do të sjellë mision në Shqipëri për përndjekjen politike të Berishës.

Është rasti i parë që Unioni Ndërparlamentar duhet të hetojë për shkeljen e të drejtave të një deputeti europian.

Të gjithë shkeljet e tjera të deputeve europianë i takojnë vendeve të Afrikës”, tha ndër të tjera Paloka.

Deklarata:

Nga 30 tetori i vitit të shkuar Unioni Ndërparlamentar (IPU), organizata më e madhe ndërkombëtare ku përfaqësohen 181 Parlamente nga e gjithë bota,  nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm i ka kërkuar kryetares së Kuvendit të Shqipërisë të pranojë një mision faktmbledhës për çështjen e përndjekjes së liderit të opozitës Sali Berisha! Pas më shumë se dy muajsh Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë nuk ka denjuar as t’i kthejë përgjigje Sekretarit të Përgjithshëm të IPU që është dhe funksionari më i lartë i Unionit! Është e qartë që kemi të bëjmë me një qëndrim politik të urdhëruar nga Edvin Rama, autori dhe ekzekutori i përndjekjes politike të Sali Berishës! Kryetarja e Parlamentit nuk do të guxonte të mbante një qëndrim të tillë ndaj Organizatës më të madhe botërore Parlamentare pa qenë urdhëruar nga shefi i saj politik.

Si anëtar i delegacionit shqiptar në IPU, unë bashkë me anëtarë të tjerë të delegacionit jemi thirrur në seanca pyetjesh prej Komitetit të të Drejtave të Njeriut për Parlamentarët në Unionin Ndërparlamentar! Ky komitet shqyrton me përparësi pikërisht shkeljen dhe abuzimet e rënda me të drejtat e deputeteve në gjithë shtetet e botës! Si zbatim të këtyre detyrave dhe kompetencave Komiteti ka marrë në shqyrtim dhe çështjen e shkeljes flagrante dhe persekucionit politik ndaj liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha! Në këtë kuadër Komiteti i Të Drejtave të Njeriut për Parlamentarë ka informuar Komitetin Ekzekutiv, organin më të lartë ekzekutiv te IPU, lidhur me çështjen e Sali Berishës dhe Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim që të dërgojë një mision në Shqipëri për këtë çështje. Vetë Sekretari i Përgjithshëm i IPU ka dërguar kërkesën e tij formale tek Elisa Spiropali e cila siç e thashë më lartë, duket se ka marrë urdhër për të injoruar këtë kërkesë!

Si anëtar i delegacionit shqiptar në IPU, dua t’ju informoj se në kaq vite është rasti i parë që IPU detyrohet të shqyrtojë një çështje që ka të bëjë me shkelje dhe abuzim të rende me të drejtat e deputeteve të një Parlamenti  evropian. Përveç disa rasteve në Rusi dhe Turqi të cilat nuk janë vende kandidate për në BE, të gjitha rastet e tjera të shkeljeve të të drejtave të deputeteve ju përkasin vendeve të Afrikës!

Pas rezolutave të njëpasnjëshme të EPP, IDU dhe ICD të cilat dënojnë ashpër narkoregjimin e Ramës dhe i japin mbështetje të plotë opozitës shqiptare dhe liderit të saj Sali Berisha në përpjekjet për rrëzimin e regjimit dhe rikthimin e demokracisë në Shqipëri, shqyrtimi i shkeljes së të drejtave të njeriut nga një organizatë globale si IPU është një goditje që Rama po përpiqet ta shmangë e ta fshehë nga opinioni publik.

I mësuar për vite të tëra të blejë influenca dhe mbështetje nga Mc Gonigalet nëpër botë, tani që është demaskuar dhe është vënë në shënjestër nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtar, kreu i narkoregjimit po përpiqet të fshihet e të shmanget. Përpjekje të dëshpëruara sepse tashmë kambanat për të kanë rënë në Shqipëri e jashtë saj!

Etiketa: berishapalokaSpiropali

Lajme të lidhura

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve
Aktualitet

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra
Aktualitet

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26
Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge
Aktualitet

Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge

13:10 - 11/01/26
Para
Tabaku flet “pa doreza”: U riktheva ne PD, me Bashën ka kohë që nuk kam folur

Tabaku: Diaspora do të kërkojë rotacionin më 11 maj!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com