GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paloka: Nuk kontestuam numrin e fletëve të votimit, por pajisjen që çonte votat te kandidati i PS

17:48 - 05/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paloka i bindur: Ja si po e përdor Rama Alibeajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar rishikimin që KQZ i ka bërë sistemit të votimit elektronik të bashkisë Kamëz dhe Elbasan.

Paloka është shprehur se kontestimi nuk është bërë për numrin e fletëve të votimit, por për shkak se në pajisje votoje kandidatin e PD dhe vota shkonte për kandidatin e PS.

Reagimi nga deputeti demokrat erdhi pasi në KAS u rinumëruan 3 nga kutitë e Elbasanit ku doli se numri i fletëve të votimit në kuti ishte i njëjtë me ato të shkruara në procesverbal, përfshi këtu edhe ndarjen e votave për kandidatët.

“Ja dhe “shakaja” e fundit nga KQZ.

Ka numëruar fletët në kutitë e votimit dhe deklaron se janë 100% në përputhje me rezultatin e transmetuar nga pajisja elektronike.

Po kush e ka ngritur këtë çështje?! Manipulimi i pajisjes është bërë që në votim ku siç u kap rasti në Elbasan dhe në Kamëz, votohej kandidati i opozitës dhe vota në fakt rezultonte për kandidatin e rilindjes. Ashtu dilte vota dhe e printuar në letër dhe binte në kuti pa e verifikuar dot ai që votonte. Kështu që asgjë nuk mund të vërtetohej nga numërimi i fletëve në kuti. Në kuti janë fletët me votën e manipuluar.

I vetmi verifikim që u kërkua dhe duhej bërë ishte që në prani të palëve të votohej me ato pajisje të paktën 30-40 vota për kandidatin e opozitës dhe të verifikohej në se rezultonin të tilla votat edhe në rezultatin final, përfshi fletën që binte në kuti.

Ky verifikim duhej bërë pa u kontrolluar prapë pajisjet nga “mjeshtrat” dhe te rikalibroheshin.

Prandaj mos u perpiqni të mashtroni kaq trashë se vetëm vërtetoni të kundërtën ; që jeni pjesë e manipulimit”, shkruan Paloka.

Etiketa: flete votimiironiaKQZKryesore1numerimpaloka

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Kombëtarja/ Sylvinho nis stërvitjen me grup të cunguar

Kombëtarja/ Sylvinho nis stërvitjen me grup të cunguar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com