GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paloka ‘sulmon’ Yuri Kim: E njëanshme, nuk përmendi asnjë…

23:08 - 06/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paloka ‘sulmon’ Yuri Kim: E njëanshme, nuk përmendi asnjë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për akuzat e fundit të ambasadores Yuri Kim ndaj Sali Berishës, të cilin e quajti “zjarrvënës”, gjatë një interviste për VOA.

Paloka deklaroi se ambasadorja ka qenë e anshme dhe se nuk ka folur për skandalet e qeverisë, përfshirë skandalin McGonigal dhe raportin e DASH.

I pyetur nga Ylli Rakipi se përse Berisha dhe PD e akuzojnë Kim për korrupsion, pa publikuar provat, Paloka tha se Berisha “nuk flet kot”.

Kujtojmë se Berisha ka deklaruar së fundmi se Kim “ka prona në Shqipëri”, por nuk ka publikuar asnjë provë për këtë.

Pjesë nga biseda: 

Edi Paloka: Tre njerëz heshtën për skandalin McGonigal, zonja Kim, Rama, që nuk pipëtinë fare. Rasti i dytë ishte raporti i DASH që e rendiste qeverinë Rama, në qeverinë më të korruptuar të kontinentit. Prapë kjo zonja që shfaqet si përfaqësuese e DASH nuk bëri asnjë koment. Ajo sajon një intervistë, me një gazetar periferik, as me gazetarin kryesor të VOA, për të sulmuar, jo Sali Berishën, por opozitën, në shërbim të Edi Ramës. Kjo nuk po ndodh tani. Kjo histori ka filluar që kur zonja ka ardhur në Shqipëri. Këto sajesa, që është shpallja non-grata e Berishës që ka sjellë sulmet e saj, janë justifikime. Zonja ka qenë në shërbim të Ramës që kur ka ardhur në këtë vend.
I kam thënë Bashës, vëri fre kësaj zonje, sepse do të të hipë në shpinë!
Kjo një muaj para zgjedhjeve lokale, u thotë shqiptarëve mos votoni opozitën por votoni Edi Ramën.

Ylli Rakipi: Berisha e akuzon ambasadoren Kim për korrupsion, madje thotë se ajo ka prona në Shqipëri. Nëse ju i dini këto prona të supozuara, përse nuk i publikoni? Përse nuk bëni transparencë për shqiptarët?

Edi Paloka: Ka disa prova publike dhe nuk ka nevojë ti fusim ne në dosje. Ka dy anije që janë sjellë me kontributin e zonjës dhe vajti zonja me Belinda Ballukun, t’i prisnin dhe u thanë shqiptarëve që shpëtuat nga kriza energjitike. Kjo është publike. Ne themi inceneratorët, por 70 milionë euro janë dy anijet që nuk kanë prodhuar një ditë energji dhe rrinë kot në brigjet e Vlorës. Siç tha Belinda Balluku, patëm fatin që ndërhyri zonja se për pak na i morën. Për çështjen e pronave foli Sali Berisha. Ai nuk i lëshon gjërat në ajër, por ato vërtetohen. Si ajo e “mushkonjave”…. Berisha deklaroi vetë që jemi gati të bëjmë transparencë.
Pse zonja që nuk reagoi për skandalin Mcgonigal dhe raportin e DASH, papritur ditën që zëvendësohet, merr përsipër të sajojë një intervistë, për të goditur opozitën?

Etiketa: KimKryesore1palokasulmon

Lajme të lidhura

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH
Breaking Views

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit
Aktualitet

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26
Para
Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit

'Familjarë të qeveritarëve përfaqësues të kompanive në arbitrazh'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26

Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD,  ndërsa konfirmoi se do...

Lexo më shumë
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com