GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paloka thirrje Bashës: Zhvillo zgjedhje, kush fiton udhëheq

14:40 - 04/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paloka thirrje Bashës: Zhvillo zgjedhje, kush fiton udhëheq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj replikave të vazhdueshme mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe të vetquajturit Komsion i Përkohshëm i Themelit. Paloka nis shkrimin e tij, duke theksuar se gjatë këtyre 8 viteve në opozitë, posti i ka imponuar një qëndrim më pak agresiv ndaj kreut të PD-së, gjë për të cilën mban përgjegjësi.

“Një mesazh dhe një propozim të fundit për Lulzim Bashën! Bashkëpunimi prej 8 vitesh në opozitë , si nënkryetar i PD, më ka imponuar gjatë kësaj kohe, një qëndrim më të tërhequr e më pak agresiv ndaj teje. Ky qëndrim ka ardhur jo vetëm për hir të marrdhënies personale gjatë këtyre viteve, por kryesisht si marrje përgjegjësie mbi veten për aq sa më takon nga funksionet drejtuese që kam mbajtur në PD”, shkruan Paloka.

Ai flet për bindjen e tij dhe pozicionimin krah Berishës dhe përballë Bashës, pasi sipas tij kjo ishte e drejta, ndërsa thekson se të gjithë drejtuesit e PD-së duhej t’i ishin bindur vullnetit të shumicës, që sipas tij u bë bashkë në 11 dhjetor.

“Nga 9 shtatori jam pozicionuar qartë në krah të Berishës, për shumë arsye, po mbi të gjitha me bindjen se jam në krahun e së drejtës. Më pas ju binda vullnetit të shumicës absolute të demokratëve për mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, siç duhet të kishin bërë të gjithë drejtuesit e PD duke filluar nga ty i pari”, shkruan ai.

Paloka akuzon Bashën se ka vënë interesin e tij para interesit të demokratëve dhe mbi këtë parim ka ngritur të gjitha qëndrimet e mëtejshme, duke hedhur poshtë sakrificat e demokratëve.

“Ndërkaq ti zgjodhe që perballë vullnetit dhe interesit të demokratëve të mbrojë interesin tënd , lidhur tek karrigia e kryetarit të opozitës e në funksion të këtij interesi ngrite gjithë qëndrimet e mëtejshme duke ju dhënë goditje pas goditjesh atyre që për tetë vite luftuan e sakrifikuan për ty”, u shpreh Paloka.

Paloka i bën thirrje Bashës që të zhvillojë zgjedhje brenda PD-së në të gjitha strukturat, si e vetmja formë për t’i dhënë fund përplasjeve brenda llojit.

“E kam thënë që në fillim të “konfliktit” se vetëm VOTA e demokratëve e zgjidh problemin. Në këto kushte, mbetet dhe një hapsirë e fundit ; zgjedhjet në PD për të gjitha strukturat , përfshi dhe kryetarin e PD. Demokratët të vendosin me votën e tyre sepse vetëm kështu qëndrojmë të bashkuar dhe gjithë energjitë tona i përqendrojmë në luftën kundër Ramës. Bëhu pjesë e këtij procesi. Kush fiton drejton! Por edhe ai qe humbet , nuk humb përfundimisht!”, shprehet Paloka.

Etiketa: BASHAberishapalokaPD

Lajme të lidhura

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26
Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Para
Vëllai i deputetes shqiptare martohet me një burrë në Kanada

Vëllai i deputetes shqiptare martohet me një burrë në Kanada

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e...

Lexo më shumë
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com