GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pamjet/ Megaoperacioni në Fier, momenti kur policia rrethon banesën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pamjet/ Megaoperacioni në Fier, momenti kur policia rrethon banesën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga megaoperacioni anti-drogë në Frakull të Fierit. Në këtë zonë u zbulua një laborator lëndësh narkotike, ku si pasojë u arrestuan 10 persona.

Droga e zbuluar dje në banesën e ish-kreut të Komunës Viktor Cernavaku, që e kishte kthyer në laborator kokaine kapte vlerën e 40 mln eurove dhe ishte e fshehur mes thasëve me pleh kimik.

Njoftimi: 

Ja pamjet e megaoperacionit antidrogë të koduar “Konsistenca”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK, dhe në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë përfunduar me sukses dhe në një konspiracion të plotë, hetimet në kuadër të një procedimi penal. Për një grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta (kokainë). Me angazhimin e një numri të konsiderueshëm të oficerëve të policisë gjyqësore dhe të agjentëve gjyqësorë. Dhe kanë ekzekutuar deri më tani, për 10 shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë kryer kontrollin e 14 ambienteve, në qytete të ndryshme (Tiranë, Lushnjë dhe Fier), dhe si rezultat, janë sekuestruar: 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak, rreth 16 000 euro dhe 20 paleta me rreth 24 ton “pleh artificial”, brenda të cilit, ekzistojnë dyshime të arsyeshme.

Të bazuara në prova se gjendet një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike kokainë, vlera e së cilës, referuar shitjes në tregun me pakicë, kap shifrën rreth 40 milionë euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku nëpërmjet një mesazhi, ka falënderuar të gjithë trupën policore të angazhuar për finalizimin me sukses të këtij megaoperacioni.

Ky megaoperacion tregoi integritetin dhe profesionalizmin e strukturave policore, në luftën pa kompromis ndaj fenomeneve kriminale.

 

 

Etiketa: aksionFierPolicia

Lajme të lidhura

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00
Aktualitet

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Para
Shtimi i sulmeve ruse, NATO: Asnjë komb nuk duhet të mbështesë luftën!

NATO zotohet se do të ndihmojë Ukrainën “aq kohë sa të ketë nevojë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të...

Lexo më shumë
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com