GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Panaire në Vjenë, Madrid… / AKT shpërdoron 38 milionë euro

16:03 - 20/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Fondet e Turizmit Malor janë vjedhur

Fondet e Turizmit Malor janë vjedhur

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondet e Turizmit Malor janë vjedhur. Në këtë rezultat ka dalë Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi të kryer në Ministrinë e Turizmit. Sipas gjetjeve të auditimit, në këto vite fondet janë përdorur në kundërshtim me ligjin. Kështu, 38 milionë euro janë shfrytëzuar pa kriter për panaire. Kjo për shkak se Agjencia Kombëtare e Turizmi me drejtoresh Kornelia Ferizaj nuk ka zbatuar ligjin dhe ka lejuar që këto para të ndahen sipas qejfit.

“Nga auditimi i shpenzimeve të AKT për pjesëmarrjen në panairet ndërkombëtare (transaksionet në valutë të huaj, shpenzimet e taksive dhe hotelit), përgjatë periudhës 2019- 12020, rezultoi se janë përdorur pa ekonomicitet rreth 38,150 euro. Kjo situatë është krijuar edhe për arsye se nga AKT nuk janë marrë masat për hmiratimin e një rregulloreje të posaçme. As për organizimin e punës dhe sigurimin e hoteleve me kosto sa më të ulët.”, thuhet në raport.

Këto shpenzime marramendëse janë bërë për shkak se AKT nuk ka vrojtuar procedurat që kryheshin për panaire.

Duke zgjedhur çdo shërbim me çmimin më të shtrenjtë. Prandaj, KLSH kërkon që të merren masa urgjente, pasi punonjësit e AKT po abuzojnë me fondet.  Theksohet se, janë zhvilluar panaire me rreth 3 milionë lekë, por që nuk kanë qenë të miratura nga Ministria e Turizmit. Gjithsesi AKT në shkelje të ligjit ka shfrytëzuar fondet.

“Në muajin Dhjetor të vitit 2019 janë kryer shpenzime në vlerën 3,507,438 lekë, për llogari të 3 panaireve që zhvillohen në vitin 2020 (Madrid, Holandë dhe Vjenë). Ndërkohë që për vitin 2019, këta 3 panaire nuk kanë qenë të miratuar nga Ministri përgjegjës për turizmin. Po ashtu, nuk ka patur planifikim të fondeve buxhetore. Pra, nga AKT është bërë rishpërndarje e fondeve përtej datës 15 Nëntor. Kjo është bërë në mungesë të një arsyetimi, si dhe pa marrë miratimin e Nëpunësit Autorizues të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisi”, thuhet në dokument.

Janë manipuluar të ardhurat

Më tutje KLSH raporton se operatorët dhe agjencitë turistike nuk kanë raportuar rregullisht statistikat për vizitorët, orët dhe ditët e qëndrimit, guidat. Pra, duke fshehur të ardhurat. Ndërkohë, Ministria e Turizmit nuk ka kryer asnjë kontroll dhe nuk ka marrë asnjë masë.

“Rezulton se përgjatë periudhës 2019-2020, agjencitë, operatorët dhe strukturat akomoduese nuk kanë raportuar çdo muaj statistikat e turizmit, pranë MTM-së. Ndërsa, nga kjo e fundit nuk është marrë asnjë masë, për moszbatimin e ligjit nga subjektet private”, thuhet në dokument.

Auditi shprehet se këto raste për abuzime me fonde kanë ardhur se pasojë e neglizhencës së Ministrisë së Turizmit dhe AKT. Dy institucionet nuk kanë bërë punë që iu takon për të zbatuar ligjin dhe menaxhuar fondet për këtë sektor.

“AKT nuk ka indikatorë të miratuar, mbi të cilët të bëjë vlerësimin e  fondeve të shpenzuara për një panair. AKT nuk ka studim për monitorimin e tregut, mbi prirjet dhe preferencat e konsumatorëve, se çfarë ata kërkojnë nga turizmi në tërësi dhe ai malor në veçanti. Kjo duhet bërë me qëllim pjesëmarrjen në panaire sipas tematikës së tyre, me qëllim rritjen e efektivitetit të promovimit. Si dhe qëndrueshmërinë e zhvillimit të turizmit malor”, thuhet në raport.

KLSH thekson se, për vendosjen e kritereve fituese për panairet e vitit 2019, që janë publikuar në portalin e-Albania nuk ka një analizë.

 

Nuk dëgjohet zëri i konsumatorëve

Për fat të keq shpesh herë shërbimi në turizmin malor në vendin tonë lë për të dëshiruar. Shkak për këtë bëhet mungesa e mbështetjes nga shtetit për operatorët turistik, si dhe në infrastrukturë. Por AKT nuk ka lejuar asnjë hapësirë që konsumatorët të bëjnë ankesat e tyre me mangësitë që hasin në shërbim.

“Gjetje: Referuar nenit 9 të Ligjit të Turizmit, MTM nuk ka një bazë të dhënash të ankesave të konsumatorëve ndaj subjekteve që ofrojnë shërbime turistike. (Më hollësisht trajtuar në pikën (1.1.3) faqe (32-56) të Raportit Përfundimtar të Auditimit).

Rekomandim: Ministria e Turizmit të marrë masat e nevojshme për krijimin e databazës për ankesat e konsumatorëve ndaj subjekteve turistike”, përcakton KLSH. Duke theksuar se, këto pengojnë dhënien e informacionit për turistët e huaj. Duke zvogëluar interesin e tyre për turizmin malor në Shqipëri.

Lexo edhe: Burimi nëntokësor i Syrit të Kaltër do t’i shitet Greqisë?! Reagon Ministria e Turizmit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: akomodimAKTfonde panaireHotelmenaxhimministria e turizmitshfrytzimtaksi

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Gjendet i vdekur 62-vjeçari në Tiranë

Gjendet i vdekur 62-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com