GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Pandemia dëmtoi ekonomikisht, por 10 miliarderë dyfishuan pasurinë

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Pandemia dëmtoi ekonomikisht, por 10 miliarderë dyfishuan pasurinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pandemia i pasuroi edhe më shumë njerëzit më të kamur të planetit, por rriti ndjeshëm numrin e atyre që jetojnë në varfëri.

Sipas organizatës së bamirësisë Oxfam, të ardhurat më të ulëta për më të varfrit rreth botës kontribuuan në vdekjen e 21 mijë personave çdo ditë. Por 10 njerëzit më të pasur në botë i dyfishuan të mirat materiale kolektive që prej marsit të vitit 2020.

Raporti i organizatës publikohet në prag të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, që për të dytin vit radhazi mbahet online për shkak të pandemisë.

“Thuajse çdo ditë përgjatë pandemisë është krijuar një miliarder i ri, ndërsa 99% e popullsisë botërore ka qenë më keq për shkak të izolimeve apo reduktimit të tregtisë dhe turizmit ndërkombëtar. Si rezultat, 160 milionë njerëz të tjerë janë shtyrë drejt varfërisë dhe jetojnë me më pak se 5,5 dollarë në ditë”, tha Danny Sriskandarajah, shefi Oxfam në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave të “Forbes”, të cituara nga Oxfam, 10 njerëzit më të pasur në botë janë Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault, Bill Gates, Larry Ellison, Larry Page, Sergey Brin, Mark Zuckerberg, Steve Ballmer dhe Warren Buffet.

 Ndërsa pasuria e tyre kolektive u rrit nga 700 miliardë dollarë në 1,5 trilionë dollarë, ka një ndryshim të rëndësishëm mes tyre; me pasurinë e Musk që u rrit me më shumë se 1000%, ndërsa ajo e Gates me 30 për qind. Sipas raportit të Oxfam që bazohet tek të dhënat e Bankës Botërore, mungesa e qasjes te kujdesi shëndetësor, uria, dhuna me bazë gjinore dhe degradimi i klimës kontribuuan për 1 vdekje çdo 4 sekonda.

Etiketa: 10 miliarderëPandemia

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Vrasja e efektivit Xhulio Prela, dërgohen në gjyq dy të akuzuarit

Vrasja e efektivit Xhulio Prela, dërgohen në gjyq dy të akuzuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com