GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pandemia “gjunjëzon” Korenë e Veriut, mbi 600 mijë qytetarë në izolim total

08:37 - 18/05/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pandemia “gjunjëzon” Korenë e Veriut, mbi 600 mijë qytetarë në izolim total
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koreja e Veriut ka vendosur më shumë se 660 mijë qytetarë në izolim të rreptë. Numri i të infektuarve ka shkuar mbi 1.5 milionë që prej javës së kaluara, diktatori Kim Jong Un njoftoi rastin e parë ne vend me Covid-19.

Mediat e huaja raportojnë se për shkak të mungesës së testeve dhe mjeteve për të përballuar pandeminë, numri i të infektuarve mund të jetë më i lartë se sa shifrat zyrtare. Koreja e Veriut mund të përballet me një krizë humanitare.

Besohet se regjimi i Kim Jong Un nuk ka vaksinuar asnjë qytetar dhe se nuk ka akses në barnat antivirale që përdoren për trajtimin e Covid-19 në vende të tjera.

Spitalet e vendit nuk kanë pajisje të mjaftueshme, ndërsa repartet e terapisë intensive janë të pakta. Në të njëjtën kohë, kequshqyerja kronike e ka bërë popullsinë prej 26 milionë banorësh më të prekshëm ndaj sëmundjeve të rënda.

“Shumica e koreano-veriorëve vuajnë nga kequshqyerja kronike dhe nuk janë të vaksinuar, praktikisht nuk ka më ilaçe në vend dhe institucionet shëndetësore nuk janë në gjendje të përballen me këtë pandemi,” tha Lina Yoon, një studiuese koreane në Human Rights Watch.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojë vendin me ilaçe, vaksina dhe pajisje mjekësore.

“Duket shumë keq,” tha për Guardian Oëen Miller, një lektor i Studimeve Koreane në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane të Universitetit të Londrës.

Që kur u konfirmuan rastet e para, makina e propagandës së Koresë së Veriut e ka paraqitur virusin si një armik që mund të mposhtet përmes bllokimit, karantinës dhe vigjilencës së madhe. Koreja e Veriut ka kontrolluar vetëm 64,200 njerëz që nga fillimi i pandemisë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, krahasuar me 172 milionë në jugun fqinj.

Etiketa: COVIDKorea e VeriutPandemi

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Presidenti i ri/ Alibeaj pranon ftesën e Ballës

Presidenti i ri/ PS dhe PD ulen në tryezë para kamerave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjecarit në Bulgarec, Korce. Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijës...

Lexo më shumë
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com