GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pandemia izoloi të gjitha qytetet e vendit, por ja çfarë ndodhi në Gjirokastër

12:38 - 12/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Pandemia izoloi të gjitha qytetet e vendit, por ja çfarë ndodhi në Gjirokastër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pandemia e koronavirusit preku ndjeshëm biznesin e hotelerisë në Gjirokastër, një qytet turistik që mbrohet nga UNESCO. Por një sipërmarrës që vuri në shërbim hotelin gjatë periudhës së bllokimit prej pandemisë për një trupë policore të rojës europiane Frontex përfitoi nga të ardhurat dhe ndërtoi një hotel të ri. Shërbimi i Hotelit të ri është ngritur në një shtëpi 200 vjeçare që ruan mjaft prej elementëve historikë të kohës dhe është tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.

Një vit më parë Qendra Historike e Gjirokastrës që mbrohet nga UNESCO u zbraz nga turistët vendas dhe të huaj prej situatës së pandemisë së koronavirusit. Bizneset e vogla turistike u mbyllën dhe shumica e hoteleve dhe bujtinave të vogla në qytet nuk punonin, pasi turistët i anulluan rezervimet.

Por hotel “Kodra” ishte ndër të vetmit hotele që punoi pasi një ekip i oficerëve të policisë së rojës europianë të kufijve, FRONTEX kryente shërbimin në kufirin shqiptaro – grek në Kakavijë dhe qëndronte në Gjirokastër.

Pronari i dy hoteleve tashmë, Hysen Kodra thotë se e shfrytëzoi këtë mundësi me të ardhurat që u krijuan dhe realizoi kthimin eshtëpisë 200 vjeçare të familjes në një hotel të ri.

“Në kohën e pandemisë që të gjitha bizneset u mbyllën unë isha i vetmi hotel i hapur sepse kisha disa oficerë policie të huaj çekë dhe me të ardhurat e tyre restaurova shtëpinë dhe e ktheva në bujtinë”, thotë ai.

Hyseni thotë se i vendosi emrin hotelit të ri “Praga” pikërisht prej oficerëve çekë që qëndruan në atë periudhë dhe i mundësuan kthimin e shtëpissë së vjetër të familjes në një hotel që ishte një ëndërr e tij. Hyseni thotë se gjatë pandemisë krahas fjetjes ofronte edhe ushqim për 10 oficerët e FRONTEX pasi në atë periudhë ishte i vështirë sigurimi i shërbimeve nga bllokimi lëvizjes. Ai përfitoi edhe një leje të qarkullonte gjatë asaj periudhe pasi duhet të siguronte ushqimet dhe furnizimin e hotelit për këtë trupë të vogël policore.

Prindërit, thotë Hyseni ishin të dy rrobaqepës dhe me mundim e mbajtën shtëpinë 200 vjeçare e cila 100 vjet më parë kishte njohur një restaurim ku stili ndërtimor i periudhës otomane ishte ndikuar edhe nga stili francez.

“Është shtëpi e ndërtuar në 1826 .Ka qenë shtëpi e Abedin Hoxhës , e periudhës otomane me piktura murale dhe me shumë elementë. Para 100 vjetësh u restaurua me stil francez. Quhet shtëpi otomane marsejiane. Dhoma ku po flasim është 80% origjinale dhe janë ruajtur elementët e vjetër”, thotë ai.

Hyseni thotë se krahas ruajtjes së elementëve ndërtimorë të shtëpisë ka ruajtur edhe objekte dhe libra të vjetër që vijnë që nga periudha otomane dhe më vonë.

Gjirokastra ndonëse një qytet i vogël me ndërtime karakteristike të periduhës otomane falë shkëmbimeve tregëtare dhe kulturore në periudhën e rreth 100 viteve më parë ka njohur edhe ndikime si nga stili francez dhe ai italian në disa prej ndërtimeve.

Arnoldo Mazeti thotë se ka ardhur nga Tirana dhe e ka gjetur hotelin në internet. Ai thotë se është tejet i kënaqur pasi ndryshe nga shumë të rinj që pëlqejnë bregdetin kërkon t`i kalojë pushimet në vende të trashëgimisë kulturore.

“Tek hoteli më pëlqeu bujaria. Thonë se gjirokastritët janë pak kopracë por bujaria dhe mikpritja egzistojnë në Gjirokastër. Hoteli ishte më shumë se katër yje dhe pjesa e pishinës ishte një diferencë shume e veçantë. Bashkohet arkitektuar e vjetër me atë të re dhe bëhet një bashkëpunim shumë i veçantë. “

Pandemia e koronavirusit solli frenim të biznesit por Hyseni thotë se ka ambicie për ta zgjeruar aktivitetin e tij.

Gjirokastra, është një qytet i nxehtë në verë por mjediset e larta të shtëpive historike i bëjnë hotelet dhe bujtinat të freskëta dhe tërheqëse për vizitorët.

Hyseni thotë se është optimist se situata e pandemisë po kalon dalëngadalë dhe ai mezi pret që krahas individëve nga shumë vende që po vijnë në dy hotelet e tije dhe grupet turistike t`i rikthejnë shumë shpejt rezervimet.

Biznesi i hotelerisë ishte nga më të goditurit gjatë pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Pasojat po ndihen edhe tani pasi shumë biznese kanë probleme me sigurimin e pesonelit që ishte i trainuar por u shkëput prej mbyllje për një periudhë të gjatë të aktivitetit./VOA

Etiketa: KoronavirusPandemiUNESCO

Lajme të lidhura

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Lezha përmbytet sërish, reshjet sollën vërshime në qytet, ankohen familjarë dhe biznese
Breaking Views

Lezha përmbytet sërish, reshjet sollën vërshime në qytet, ankohen familjarë dhe biznese

20:57 - 21/04/26
Para
Këlliçi komenton skandalin me tenderin e uniformave në MB: Kapelja e karabinierëve kushton 150€, e policëve tanë 350€

Këlliçi komenton skandalin me tenderin e uniformave në MB: Kapelja e karabinierëve kushton 150€, e policëve tanë 350€

TË FUNDIT

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26

Rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet nga kriza e luftës në Iran e kanë ndihmuar qeverinë të rrisë të ardhurat buxhetore...

Lexo më shumë
Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com