GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi komenton skandalin me tenderin e uniformave në MB: Kapelja e karabinierëve kushton 150€, e policëve tanë 350€

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi komenton skandalin me tenderin e uniformave në MB: Kapelja e karabinierëve kushton 150€, e policëve tanë 350€
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike më 25 prill, Belind Këlliçi, komentoi në Neës24, arrestimet e SPAK në Ministrinë e Brendshme për abuzimet me tenderin 2.8 miliardë lekë të uniformave të Policisë së Shtetit.

Këlliçi përshëndeti punën e SPAK, por tha se arrestimi i 9 zyrtarëve të thjeshtë për një abuzim me vlerë kaq të madhe nuk mjafton, pasi sipas tij, duhen zbuluar e çuar para drejtësisë porositësit e vërtetë të këtij abuzimi.

“Nuk është çështje mosbesimi ndaj institucioneve. Në MB janë të arrestuar sot që flasim 9 zyrtarë të thjeshtë për një tender 30 miliardë lekë, por nuk kemi asnjë zyrtarë të lartë të arrestuar. Nëse ka një shqiptar që mendon se një tender me këtë vlerë aq të madhe jepet pa dijeninë e ministrit, zyrtarëve të lartë apo dhe kryeministrit, kjo është e pamundur. Ka zyrtarë që nuk kanë firmosur për këtë tender dhe uroj që dëshmitë e tyre të nxjerrin emrat e porositësve të vërtetë. Kapelja e komandantit të përgjithshëm të karabinierëve italianë që është 80% e punuar me dorë, e firmës Armani, që është ndër firmat më të shtrenjta në botë, kushton 135 euro, ndërsa kapelet e policëve të thjeshtë shqiptarë kanë pasur vlerën e 350 euro. Uniformat e Policisë së Shtetit, që vetë policia ankohet se nuk mund t’i lajnë se ju del boja, që janë të nxehta në verë e të ftohta në dimër, kanë kushtuar miliona. Për gjithë këtë abuzim janë të arrestuar vetëm 9 anëtarë të thjeshtë.

Po Fatos Tushen në mandatin e tretë e zbuloi Edi Rama se është i korruptuar? Edi Rama është i vetmi në rajon, por edhe në Evropë, që ka kandiduar në poste të kryebashkiakëve njerëz me precedentë kriminalë. E vetmja arsye e kësaj ka qenë për të vjedhur. Të gjithë këta abuzojnë me buxhetin e shtetit dhe vjedhin vota për Edi Ramën. Pra, e gjitha është një fars, që i serviret opinionit publik, sikur Rama është dashamirës i luftës ndaj korrupsionit, kur gjithë të korruptuarit i ka në gjirin e tij. Unë uroj që lufta ndaj korrupsionit të vazhdojë, se koha i ka dhënë të drejtë PD-së për të gjitha denoncimet”, tha Këlliçi.

Etiketa: Belind KelliciPD

Lajme të lidhura

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Para
“Lufta” me COVID19/ Mjeku Alimehmeti nxjerr studimin: Lajme të mira mbi imunitetin ndaj varianteve të virusit

"Lufta" me COVID19/ Mjeku Alimehmeti nxjerr studimin: Lajme të mira mbi imunitetin ndaj varianteve të virusit

TË FUNDIT

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve
Botë

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26

Kreu i sistemit të burgjeve në Tennessee, Frank Strada, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas ekzekutimit të dështuar të Chista...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2026: Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2026: Njihuni me shenjat më me fat

08:00 - 04/10/26
Revolta në burgun e Pisës/ Zbulohen të burgosurit organizatorë, mes tyre 3 shqiptarë

Revolta në burgun e Pisës/ Zbulohen të burgosurit organizatorë, mes tyre 3 shqiptarë

07:50 - 04/10/26
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 tetor 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 tetor 2026

07:40 - 04/10/26
Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com