GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pandemia rrit prirjen e bizneseve për t’u kredituar nga tregu i zi i huasë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Pandemia rrit prirjen e bizneseve për t’u kredituar nga tregu i zi i huasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria mbart një histori të trishtë sa u takon zhvillimeve në tregjet jo të ligjshme financiare (fajdet).

Kriza pandemike e ka forcuar së fundmi këtë tendencë, teksa shihet se të gjitha kategoritë e biznesit (të mëdha, të mesme dhe të vogla) po rrisnin prirjen për t’u kredituar nga tregu i zi i huasë. Një anketë e Bankës së Shqipërisë në më shumë se 1200 biznese në të gjithë vendin në 6-mujorin e dytë të vitit 2020 ka vërejtur se përqindja e bizneseve që planifikon të marrë hua nga tregu i zi ka shënuar rritje.

Sipas anketës 40% e bizneseve të mëdha pohuan se, planifikonin të kreditoheshin nga burime alternative në krahasim me 37.8% që kishin qëllime të tilla në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Tendenca për t’u kredituar nga tregjet informale ka shënuar rritjen më të madhe në kategorinë e bizneseve të mesme. Në 6-mujorin e dytë të vitit te kaluar, 51.5% e tyre kanë pohuar se do të financoheshin nga burimet alternative, duke mos marrë në konsideratë bankat dhe institucionet jo banka të mikrokredisë, në raport me 35.7% që mendonin në këtë mënyrë në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas rezultateve të anketës 46.8% e bizneseve të vogla planifikojnë të financohen nga burime alternative në 6-mujorin e dytë të vitit 2020, në raport me 41% që kishin të tilla në plane në gjysmën e dytë të vitit 2019.

Kreditimi nga tregu i zi po ushqehet nga qarkullimi i madh i parave jashtë sistemit bankar. Në fund të vitit 2020, jashtë sistemit bankar qarkullonin 344 miliardë lekë (2.8 miliardë euro). Të dhënat historike tregojnë se në 2020-n, është shënuar rritja më e fortë vjetore, me 53 miliardë lekë, ose +18% . Në raport me paranë gjithsej, jashtë sistemit bankar qarkullonte në fund të dhjetorit 23.6% e totalit, (nga 22.1% në dhjetor 2019). Ky është niveli më i lartë që nga dhjetori 2008, kur u shënua një valë tërheqjesh të depozitave në atë kohë, si rrjedhojë e frikës së shkaktuar nga kriza financiare globale.

Por kreditimi jashtë kanaleve bankare është mjaft rriskoze dhe me kosto. Afatet e kthimit të borxhit në tregun e zi zakonisht janë të shkurtra deri në 6 muaj ose 1 vit. Madje për shuma të vogla, afatet nisin nga 1 javë, 10 ditë ose disa javë. Përdorimi masiv i rrjeteve sociale dhe internetit e kanë bërë edhe më të lehtë këtë treg. Shumë persona që kërkojnë të financohen nga tregu i zi i gjejnë burimet lehtësisht në internet. Ka faqe në Facebook dhe në njoftimet për punë që ofrojnë para me interes, gjithashtu ka plot informacion për ata që kërkojnë para me fajde.

Financimet nisin nga 10 mijë lekë deri në mijëra euro. Zakonisht interesat janë me një këst në fund të periudhës për shumat e vogla. interesi për shumat e vogla është i lartë dhe në disa raste, i kalon të 60%. Shumat më të mëdha zakonisht jepen për afat 3-6 muaj, 1 vit dhe në pak raste edhe për më shumë. interesi për këto lloj huash paguhet në intervale një, tre, ose edhe në fund të periudhës bashkë me borxhin. Për huatë e mëdha, përfituesit, sidomos bizneset, lënë kolateral sende të vlefshme materiale të tilla si prona, automjete dhe banesa

Etiketa: Biznesehuatreg i zi

Lajme të lidhura

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave
Breaking Views

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave

19:43 - 09/09/26
Para
Basha me demokratët: Pas kësaj masakre ka rënë perde e hekurt mbi Shqipërinë

Basha me demokratët: Pas kësaj masakre ka rënë perde e hekurt mbi Shqipërinë

TË FUNDIT

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

Shqipëria është renditur e para në rajon sipas rezultateve të raportuara nga testimi PISA, duke shënuar rritje të pikëve në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com