GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha me demokratët: Pas kësaj masakre ka rënë perde e hekurt mbi Shqipërinë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha me demokratët: Pas kësaj masakre ka rënë perde e hekurt mbi Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Lushnjë, Patosë dhe Divjakë teksa ka realizuar një takim me demokratët e atjeshëm në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD.

Në fjalën e tij Basha ka përsëritur sërish se zgjedhjet e 25 prillit janë vjedhur, teksa e konsideron luftë për të rikthyer zgjedhjet në vend.

Sipas tij, PD doli në këto zgjedhje me program dhe vizion.

Pjese nga fjala e Bashes:

“Dolëm në këtë betejë me program, me vizion, me ofertë, përkundër një kundërshtari i cili përdori gjithçka në arsenalin e shtetit të bërë  njësh me  partinë duke përfshirë këtu edhe influencën e krimit të organizuar dhe paratë e derdhura lum nga ai dhe oligarkët.

Vëllezër dhe motra ishte ky bashkim i madh zemrash në radhë të parë i demokratëve dhe pastaj fronti më i gjerë opozitar që është krijuar ndonjëherë në 30 vite arsyeja që e shtyu edhe kundërshtarin politik të kryente vjedhjen më të madhe në 30 vite, masakrën më të rëndë zgjedhore në 30 vite.

Tani pas kësaj masakre ka rënë një perde e hekurt momentalisht mbi Shqipërinë. Nga ato perde që e rendisin vendin tonë përsëri në një shtet që nuk ka lidhje me demokracinë. “- tha Basha.

Ndër të tjera Basha është shprehur se tashmë e vetmja gjë që e dërgon atë para qytetarëve është vetëm çmontimi i regjimit Rama-Doshi.

“Ndaj, sa më takon mua arsyeja, motivi dhe objektivi që më sjell para jush për t’ju kërkuar besimin tuaj është një dhe vetëm një: të përdorim çdo mjet, të angazhohemi në çdo formë, në çdo forum të brendshëm dhe të jashtëm, të marrim mbi supe çdo përgjegjësi që në kohën më të shkurtër të mundshme të çmontojmë regjimin Rama-Doshi me kompani, se emrat e tyre nuk mbarojnë po t’i marrim me radhë dhe ta çojmë vendin sa më parë drejt zgjedhjeve që do të sjellin zgjidhje.

Motra dhe vëllezër siç shumica prej jush e dinë dhe siç të rinjtë e kanë dëgjuar prej baballarëve dhe nënave të tyre, 30 vite më parë Shqipëria u ngrit nga hiri i një diktature të pakrahasueshme me asnjë regjim tjetër në Europë dhe po ashtu si 30 vite më parë ne hymë në një betejë të pabarabartë, pa asnjë pushtet por vetëm me pushtetin moral dhe me besimin tek vlerat themelore të njerëzve të lirë dhe të ndershëm. Nuk e di nëse kjo është një lojë e fatit apo  tekë e historisë, apo një mundësi për të rindezur edhe njëherë zemrat e drobitura të demokracisë. Megjithatë ne kemi një detyrë dhe këtë detyrë nuk mund ta shmangim, as të bëjmë sikur nuk e shohim sepse jemi ne trashëgimtarët e betejës që hodhi komunizmin, jemi ne  trashëgimtarët e lëvizjes së Dhjetorit që solli pluralizmin, jemi ne që e nisëm dhe demokracia filloi me ne dhe këtë moment jemi ne shpresa e vetme e shqiptarëve për demokraci, për zgjedhje të vërteta dhe për të çliruar vendin nga ky regjim. “- tha Basha

Etiketa: Lulzim BashaLushnje

Lajme të lidhura

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë
Breaking Views

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia, dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm
Breaking Views

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia, dy kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm

19:58 - 15/07/26
Para
Kjo është jeta kriminale e mafiozit Giovanni Brusca

Kjo është jeta kriminale e mafiozit Giovanni Brusca

TË FUNDIT

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit
Sport

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:14 - 15/07/26

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com