GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pandemia rriti përdorimin e parave në qarkullim

17:56 - 21/04/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pandemia rriti përdorimin e parave në qarkullim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë vitit pandemik 2020 në Shqipëri kanë qarkulluar 156 milionë prerje të kartëmonedhave fizike me një vlerë 350 miliardë Lekë, duke shënuar një rritje me 16 milionë copë më shumë krahasuar me 2019-n. Sipas të dhënave zyrtare të bankës qendrore, kjo rritje është mbi mesataren vjetore të përdorimit të parasë cash, ndërsa për ekspertët e ekonomisë dukuria shpjegohet nga disa faktorë.

“Pandemia rriti tendencën e qytetarëve për të patur para në shtëpi, por dhe për të shpenzuar kursimet që mbanin brenda. Po ashtu një tjetër stimulim i përdorimit të parasë fizike është edhe mënyra se si u përdor teknologjia vetëm për të kryer porosi dhe jo për të paguar online, çka rriti tërheqjen e parasë në bankomatë.”

Një tjetër faktor për profesor Adrian Civicin është edhe pjesa e ekonomisë informale e cila gjatë krizave ekonomike ka tendencën të rritet, dhe në këtë mënyrë stimulon përdorimin e parasë cash.

“Kemi të bëjmë me ndryshime në tregun e punës, ku një pjesë mund të paguhen në të zezë, bizneset përdorin paranë cash për blerje me njëri-tjetrin, apo edhe dhënia e ndihmave në formën e pagave të luftës bëri që të tërhiqen dhe shpenzohen paratë.”

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në vitin 2020 shqiptarët kanë përdorur më shumë prerje të mëdha të parasë: kartëmonedhat 2 mijë dhe 5 mijë Lekë zunë 54% të prerjeve të hedhura në qarkullim

“Përdorimi i kartëmonedhave të mëdha lidhet me çmimet e produkteve: nëse ka rritje atëherë përdoren prerjet e mëdha.” Banka e Shqipërisë pritet hedhë brenda muajit Qershor të këtij viti prerjen e re 10 mijë Lekë të kartëmonedhës, e cila është prerja më e madhe e emetuar ndonjëherë në Shqipëri. Sipas raportimeve zyrtare pandemia rriti edhe tendencën për falsifikimin e parasë, kryesisht për prerjet 2 mijë dhe 1 mijë Lekë.

Etiketa: Biznesekonomi

Lajme të lidhura

Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë, fermerët e Fushë-Krujës drejt falimentimit
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë, fermerët e Fushë-Krujës drejt falimentimit

12:42 - 24/03/26
Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të kostove dhe reduktim të flotës për qytetarët!
Aktualitet

Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të kostove dhe reduktim të flotës për qytetarët!

12:17 - 24/03/26
Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit
Aktualitet

Gjobat nuk ndalen as për festa! Bizneset marrin kamatë për deklarim të vonuar ditën e pushimit

10:31 - 24/03/26
Para
Firmoset kontrata për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Firmoset kontrata për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj merr Plarent Ndrecën si avokat, SPAK “ankohet”: Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje…
Aktualitet

Veliaj merr Plarent Ndrecën si avokat, SPAK “ankohet”: Ish-deputetin e PS e kemi marrë në pyetje…

17:32 - 24/03/26

Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Erion Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë në këtë dosje. SPAK i ka kërkuar...

Lexo më shumë
Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të…

Krimi në familje në Roskovec/ Policia ndërhyri pas sherrit para 4 ditëve, edhe 10 vite më parë autori tentoi të…

17:17 - 24/03/26
“Ai pis më ka shkatërruar familjen…” Veliaj kërkon aktet, SPAK: I ka refuzuar, ka ofenduar prokurorin

“Ai pis më ka shkatërruar familjen…” Veliaj kërkon aktet, SPAK: I ka refuzuar, ka ofenduar prokurorin

16:52 - 24/03/26
Detaje të rënda nga krimi në Roskovec/ E tërhoqi gruan zvarrë dhe më pas e vrau

Detaje të rënda nga krimi në Roskovec/ E tërhoqi gruan zvarrë dhe më pas e vrau

15:31 - 24/03/26
Këlliçi: Tirana e mbushur me plehra, vidhet në mënyrë permanente…

Këlliçi palajmëron: Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt!

15:26 - 24/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com