GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Panik në aeroportin e Pensilvanisë, gjendet një çantë me eksplosiv

07:51 - 02/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Panik në aeroportin e Pensilvanisë, gjendet një çantë me eksplosiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet kanë arrestuar një burrë 40-vjeçar pasi në çantën e tij u gjet një mjet shpërthyes. Autoritetet federale thanë se individi do të udhëtonte me avion nga një aeroport në lindje të Pensilvanisë me destinacion Floridën.

Ndaj 40-vjeçarit Marc Muffley janë ngritur akuzat për posedim eksplosivi në aeroport dhe tentativë për të vëndosur një mjet shpërthyes në avion.

Prokurorët pretendojnë se lënda shpërthyese u gjet në një valixhe që i akuzuari Muffley kishte dorëzuar pranë linjës ajrore “Allegiant”, në Aeroportin Ndërkombëtar Lehigh Valley, me të cilën do të udhëtonte drejt qytetit Orlando të Floridës.

Pajisjet e sigurisë dhanë alarmin për valixhen e cila u ekzaminua dhe brenda saj u gjet e fshehur lënda shpërthyese me një diametër rreth 7 centimetra.

Një specialist i Byrosë Federale të Hetimeve për eksplosivët doli në përfundimin se lënda shpërthyese ishte pluhur i ngjashëm me atë që përdoret në fishekzjarret komercialë.

Autoritetet thanë se lënda shpërthyese ishte e lidhur me një siguresë, që duket sikur ka dalë nga fabrika, dhe ishte e lidhur me një siguresë tjetër që ngadalëson djegien, dhe duket se ishte shtuar më vonë në rrugë artizane.

Lënda shpërthyese përbën rrezik të konsiderueshëm për aeroplanin dhe pasagjetë, thuhet në dokumentet e kallëzimit penal.

Autoritetet thanë se pas zbulimit të lëndës shpërthyese në çantë, punonjësit kishin thirrur emrin e zotit Muffley në sistemin audiofonik të aeroportit. Pas kësaj ai ishte parë të largohej nga aeroporti. FBI-ja e arrestoi atë pak orë më vonë mbrëmjen e së hënës në Lansford. Ai do të dalë para gjykatësit të enjten. /Voa/

Etiketa: Pensilvaniarrezik

Lajme të lidhura

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime
Botë

Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime

20:33 - 29/03/26
Para
Shifra rekord/ Mbi 10 mijë shqiptarë braktisin vendin, dyfishohen aplikimet për azil

Emigrimi, 554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta të BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com