GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Panik nga tërmetet në Napoli! Mbyllen shkollat, ndalojnë trenat

09:39 - 27/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Panik nga tërmetet në Napoli! Mbyllen shkollat, ndalojnë trenat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pranë Napolit, në zonën Campi Flegrei, u regjistrua një tufë tërmetesh.

Lëkundjet më të forta kanë qenë me magnitudë 4.2 ballë, dhe kanë ndodhur në orën 3:35 të mëngjesit.

Lëkundjet janë ndjerë qartë në disa lagje të kryeqytetit napolitan. Kryeqendra ndodhej në një thellësi rreth 3 km. Për momentin nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz apo sende.

Në Napoli – nga Fuorigrotta në Vomero, nga Riviera di Chiaia në Capodimonte – shumë u zgjuan nga lëvizja telurike që zgjati disa sekonda, si dhe nga sirenat e alarmit që hynë në veprim. Shumë njerëz dolën në rrugë. 

Tërmetit me magnitudë 4.2 i paraprinë mbrëmjen e së martës edhe dy lëkundje të tjera: një në orën 23:36 me magnitudë 2.0 dhe një në orën 22:49 me magnitudë 2.2.

Sipas Corriere della Sera , goditja 3.35 ishte lëkundja më e fortë e regjistruar në zonë në 39 vitet e fundit.

Tërmeti me magnitudë 4.2 i regjistruar gjatë natës në zonën e Campi Flegrei është ndjerë nga popullata por nga kontrollet fillestare nuk raportohet për dëme. Kështu thotë mbrojtja civile në një shënim. 

“Në vijim të ngjarjes, salla e gjendjes italiane e departamentit të mbrojtjes civile ra në kontakt me strukturat vendore të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes Civile”, thuhet në shënim.

Për të lejuar kontrollet e nevojshme në rrjetin hekurudhor pas tërmetit të fortë të regjistruar gjatë natës në Napoli dhe provincën e tij, lëvizja e trenave drejt dhe nga kryeqyteti napolitan u pezullua si masë paraprake. Bina e parë që u riaktivizua ishte ajo drejt Romës për të lejuar nisjen e trenave të shpejtësisë së lartë që ishin ndalur që në orën 5 të mëngjesit dhe për të ndjekur në mënyrë progresive të gjithë trenat e tjerë rajonalë. Drita jeshile edhe për linjën 2 të metrosë së Napolit: seksioni Campi Flegrei-Pozzuoli është rihapur në të dy drejtimet.

Shkollat ​​janë mbyllur sot në Pozzuoli. Kështu ka vendosur kryebashkiaku i Puteolës, Gigi Manzoni. Epiqendra e tërmetit u gjet nga Observatori Vezuvian në lagjen napolitane të Bagnoli, në kufi me komunën e Pozzuoli. Në urdhëresë thuhet se “është e nevojshme, si masë paraprake, të kryhen inspektime nga stafi teknik i bashkisë në shkolla dhe në qendrën kulturore të Palazzo Toledos për të konstatuar praninë e çdo dëmi të shkaktuar nga tërmeti”.

Etiketa: napolitermetet

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
U kap me 52 kg kanabis, arrestohet 45-vjeçari në Pogradec

U kap me 52 kg kanabis, arrestohet 45-vjeçari në Pogradec

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com