GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pano: Nesër nisim peticionin kundër ligjit kriminal që synon degjenerimin e familjes

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pano: Nesër nisim peticionin kundër ligjit kriminal që synon degjenerimin e familjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pastor Akil Pano dhe Koaliconi shqiptar Pro Familjes Dhe Jetës i bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë të firmosin peticionin Pro Familjes, duke filluar që nga pasditja e së enjtes në sheshin Skënderbej, një peticion popullor që ka për qëllim të rrëzojë projektligjin “kriminal”, siç e cilësoi  Pano, që synon shkatërrimin e familjes shqiptare dhe degjenerimin e fëmijëve.

Pano, lektor i filozofisë në Universitetin e e Tiranës, shpjegoi arsyen e kësaj nisme në rang kombëtar.

“Kjo nismë është marrë nga Koalicioni Shqiptar pro Familjes edhe Jetës, koalicioni gjithëpërfshirës i grupeve të traditës, akademikë, njerëz të biznesit, përfaqësues të besimeve fetare, më së shumti baballarë dhe nëna me fëmijët e tyre, qytetarë të Tiranës që do të mblidhen nesër në orën 19:00 pranë monumentit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, në sheshin qendror të kryeqytetit, te sheshi ‘Skënderbej’, për të nënshkruar një peticion, që do t’i dorëzohet parlamentit të republikës së Shqipërisë në mënyrë që ligji famëkeq, ligji kriminal, klientelist dhe ligji pro axhendave globaliste që synojnë dëmtimin, shkatërrimin e familjes, të jetëve njerëzore, degjenerimin e fëmijëve shqiptarë – njëherë e përgjithmonë të zmbrapsen!

Ne kërkojmë revokimin e projektligjit, që njihet si projektligji mbi shëndetin riprodhues të grave dhe gjithashtu axhendën ‘gay’, një agjendë që në Shqipëri në dy javët e fundit ka qenë tejet agresive dhe vijon agresivitetin e saj të përçudnojë apo të kryejë një ‘operacion kirurgjikal’ në kulturën kombëtare të vendit, pra të traditës.

Ftoj qytetarët e Shqipërisë që të mblidhemi së bashku!

Peticioni do të bëhet publik nesër; janë dhjetë pika shumë të rëndësishme, të parevokueshme, që do t’ia dërgojmë parlamentit të Shqipërisë me shumë mundësi pas dy-tre javëve pasi të përfundojmë mbledhjen e disa mijëra firmave të shqiptarëve të mirë që vijojnë të besojnë se ka disa gjëra në jetë që na kanë ngelur, që nuk janë për t’u shitur, nuk janë për t’u këmbyer, nuk janë për t’u dhënë me qira. Pra, trupat e vajzave dhe grave shqiptare nuk duhet të jepen me qira, nuk duhet të shiten. Ne duhet të ruajmë maksimalisht të drejtën më të madhe që është e drejta e jetës, dinjitetin e motrave tona, të nënave tona, përkundrejt këtij projektligji që synon trafikimin e tyre,” nënvizoi pastor Akil Pano.

THIRRJE URGJENTE!!!!

“TË ENJTEN, MANIFESTI I JETËS, FIRMOSIM SË BASHKU PETICIONIN PRO FAMILJES”

Ejani këtë të enjte të mblidhemi së bashku për të mbrojtur familjen shqiptare.

Ngjarjet e fundit në Tiranë, ceremonia në taracën e bashkisë, apo edhe pr.ligjet e propozuar që godasin familjen, sjellin urgjencën e madhe për të qenë së bashku, me një qëllim të vetëm. Të mbrojmë familjen, por edhe lirinë e fjalës në Shqipëri.

Për të gjithë ju shqiptarë, kudo që ndodheni, kemi një ftesë speciale. Mblidhemi së bashku për kauzën më të shenjtë, familjen.

Të enjten në Sheshin Skënderbej do të nisë mbledhja e firmave për nënshkrimin e një peticioni, i cili më pas do të shkojë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe ka si qëllim:

Anulimin e:

a) Projektligjit të surrogacisë,

b) Abortit për vajzat 16 vjeç pa dijeninë e prindërve,

c) Sterilizimin e të rinjve, vajza 18 vjeç dhe djem 23 vjeç, si masë e planifikimit familjar.

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës ju fton të enjten, më 23 maj në orën 19:00 te sheshi Skënderbej për një qëllim: Mbrojtjen e familjes.

Ejani të nënshkruajmë së bashku Peticionin e Jetës, Familjes, Lirisë së Fjalës. Peticioni do të jetë edhe online.

Por… ejani në Marshimin për Jetën

Në datën 1 qershor, në orën 10:30, do të zhvillohet Marshimi për Jetën.

Ju ftojmë ju, gjyshër, prindër së bashku me fëmijë, ju të rinj të marshojnë paqësisht në mbrojtje të familjes dhe festimit të jetës në ditën kombëtare të fëmijëve.

Me pankarta pro jetes dhe familjes, tullumbace dhe lule tregojmë se familja është e shenjtë.

 

Etiketa: familjepeticion

Lajme të lidhura

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?
Aktualitet

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim
Aktualitet

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
Para
Vizita e Zelensky/ Tirana përsëri në ‘shtetrrethim’, ja rrugët që do të bllokohen

“Një mik i madh i Ukrainës”, Zelensky bisedë telefonike me Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën
Sport

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26

Selami Jenisheri është gjithmonë aty sa herë që vjen koha që Shqipëria të dalë në skenë, për të futur “letra...

Lexo më shumë
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com