GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Papa pritet me entuziazëm në Ditën Botërore të Rinisë

09:15 - 04/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Papa pritet me entuziazëm në Ditën Botërore të Rinisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në paraqitjen e tij të parë publike në kryeqytetin e Lisbonës me rastin e Ditës Botërore katolike të Rinisë, Papa Francesku u brohorit me entuziazëm nga të rinjtë si të ishte një rockstar.

Gjatë takimit të kreut të Kishës Katolike me pjesëmarrësit në qendër të Lisbonës mbizotëronte një frymë e çlirët dhe të rinjtë valëvisnin flamujt e vendeve nga kishin ardhur.

Dhjetra mijëra pelegrinë kishin pritur me orë të tëra mbërritjen e papës. Shumë pjesëmarrës kërcenin e këndonin nën shoqërimin e muzikës që buçiste nga altoparlantët. Autoritetet portugeze bëjnë fjalë për rreth 500.000 pjesëmarrës.

Papa Francesku takon viktimat e abuzimeve

Në fillim të Ditës Botërore katolike të Rinisë në Portugali papa takoi 13 të mbijetuar nga dhuna e abuzimeve seksuale prej etërve shpritërorë. Papa, sipas Vatikanit, “ka dëgjuar me intensitet rrëfimet e tyre” Sipas një raporti të komisionit të pavarur në Portugali që nga viti 1950 janë abuzuar nga pjesëtarët e kishës, kryesisht nga priftërinjtë, të paktën 4815 fëmijë.

Sipas “Vaticannews” në fjalën e tij në këtë takim papa ka theksuar, se britmat e dhimbjes së viktimave duhet të dëgjohen gjithmonë.

Në Ditën Botërore të Rinisë, eventi më i madh katolik në botë, priten rreth një milionë pjesëmarrës, kryesisht të rinj. Programi gjashtë ditor përmban veprimtari të shumta kulturore dhe diskutime si dhe orë lutjeje dhe mesha.

Në programin e papës 86 vjeçar gjatë këtij eventi madhështor janë rreth 20 dalje publike dhe takime.

Papa u takua edhe me 15 të rinj nga Ukraina, të cilëve ai u siguroi se do t’u qendrojë pranë, sikurse vë në dukje Vatikani.

Në një fjalim përpara studentëve, papa u bëri thirrje akademikëve të rinj për angazhim shoqëror.

Të shtunën (05.08) kreu i Kishës Katolike do të vizitojë vendin e shenjtë Fatima në veri të Lisbonës. Të dielën papa do të mbajë në një park në periferi të Lisbonës meshën përmbyllëse të Ditës Botërore të Rinisë./DW

Etiketa: Dita Botërore të RinisëPapa pritet me entuziazëm

Lajme të lidhura

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Para
Peshkaqeni në grep, i ndodh e papritura peshkatarit kanadez (VIDEO)

Peshkaqeni në grep, i ndodh e papritura peshkatarit kanadez (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com