Qeveria ka përgatitur projektligjin për fshirjen e borxheve tatimore dhe doganore, i cili tashmë po konsultohet me institucionet dhe grupet e interesit. Sipas projektligjit, të gjitha detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2014 do të fshihen, përjashtuar kontributet për sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
Nga ky projektligj, tatimpaguesve që kanë sigurime shoqërore dhe shëndetësore të papaguara deri në 31 dhjetor 2014 u falen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, ndërsa kontributi i papaguar mbetet i detyrueshëm. Përjashtohen gjithashtu bizneset që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në hetim ose proces gjyqësor për vepra penale në fushën tatimore ose doganore.
Sipas llogaritjeve në projektligj, borxhet e krijuara deri në fund të vitit 2014 arrijnë në 29.5 miliardë lekë . Nga këto, 45.3 milionë euro janë për sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe nuk fshihen, ndërsa detyrimet tatimore të tjera do të fshihen për rreth 249.7 milionë euro.
Në pjesën doganore, borxhi i subjekteve me detyrime më të vjetra se 10 vjet arrin 257.6 milionë euro, duke përfshirë interesat dhe kamatëvonesat. Pra, borxhi total që do të përfitojë nga fshirja e detyrimeve për periudhat deri në fund të 2014-ës është rreth 507.3 milionë euro.
“Neni 5, parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore direkte apo indirekte të papaguara që i përkasin periudhave deri më 31 dhjetor 2014, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit, parashikohet fshirja ose shuarja e dënimeve administrative dhe kamatëvonesave për periudhat deri më 31 dhjetor 2014, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin. Po ashtu, ky nen parashikon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave në rastet kur është paguar principali”, deklaron Ministria e Financave.
Shuarja e detyrimeve behet ne perqindje me moshen e tyre. Kështu për
detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja/shuarja e
plotë e detyrimit, ndërsa ofrohet mundësia për fshirje/shuarje të pjesshme të
detyrimeve për periudhën 1 janar 2015 deri në 31 dhjetor 2019, me kusht që
tatimpaguesi të paguajë një pjesë të përckatuar të detyrimit brenda afateve të
përcaktuara në projektligj. Për këtë periudhë, nëse paguhet 50% e detyrimit
njëherësh brenda datës 30.6.2026, pjesa tjetër fshihet/shuhet; ndërsa nëse zgjidhet
pagesa me këste mujore të barabarta brenda datës 31.12.2026 të 75% të detyrimit,
përfitohet fshirja/shuarja e 25% të detyrimit. Në të dy rastet, gjobat dhe
kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht. Për detyrimet e
periudhës nga 1 janar 2020 deri në 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe
kamatëvonesave është e kushtëzuar me pagesën e plotë të detyrimit brenda datës
31.12.2026.

gijotina.com/










Discussion about this post