GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Para derbit me Partizanin, Ilir Daja i ‘shtrydh’ dinamovitët në stërvitje

09:56 - 05/09/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Para derbit me Partizanin, Ilir Daja i ‘shtrydh’ dinamovitët në stërvitje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Daja ka veshur dje pasdite uniformën blu dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në krye të Dinamos. Edhe pse nuk është bërë ende prezantimi zyrtar i tij, mund të themi se te 18 herë kampionët e Shqipërisë ka nisur epoka “Daja”.

Këtë herë trajneri kryeqytetas e ka gjetur skuadrën me një shtëpi të re në Arbanë. Pasi ka shkuar në kompleksin e bluve, ku të pranishëm ishin të gjithë drejtuesit e klubit, me presidentin Adrian Bardhi në krye, trajneri 57- vjeçar ka zbritur në fushë. Dhe para se të niste punën në terren, ai ka folur për rreth 10 minuta me grupin e futbollistëve. Ishte prezantimi i Dajës me skuadrën, ku ai rigjen disa lojtarë që i ka stërvitur më parë, siç janë Dita, Bregu, Hoxha dhe Meksi.

Kreu i ri i stolit kryeqytetas u ka bërë të qartë lojtarëve idetë e tij dhe më pas ka nisur menjëherë punën në fushë, duke e “shtrydhur” mirë skuadrën që në seancën e parë. Daja vjen te Dinamo bashkë me djalin e tij në staf, Glenin, ashtu si te Ballkani kohët e fundit. Të dy kanë nisur “misionin” për përgatitjen e derbit me Partizanin, që është programuar të zhvillohet më 12 shtator. Një javë kohë për Dajën, i cili do të debutojë në stolin e Dinamos në një ndeshje specifike, në shtëpinë e Partizanit, tjetër skuadër që ai e ka drejtuar më parë.

Të pranishëm në stërvitjen e parë të trajnerit Ilir Daja ishin të gjithë futbollistët. Kanë zhvilluar seancën e parë me këtë skuadër afrimet e fundit të merkatos, Naser Aliji, Agron Rufati dhe Antonio Miço, të cilët e ndoqën nga tribuna ndeshjen e fundit me Elbasanin. Mbetet për t’u parë, nëse ndonjëri prej tyre mund të ingranohet me ekipin që në derbin me Partizanin mesjavën e ardhshme apo jo. Blutë kanë një mungesë të sigurt për javën e katërt, atë të mesfushorit Bakari Gudiabi, i skualifikuar për shkak të kartonit të kuq të marrë kundër Elbasanit. Me shumë mundësi nuk do të jetë gati për të luajtur nga minuta e parë edhe mesfushori tjetër, Klevi Qefalija. Ai ka punuar veç grupit në seancën e djeshme, pasi vjen nga një dëmtim në kavilje, që i ka mohuar tri ndeshjet e para të kampionatit. Në derbi ndoshta mund të jetë në stol.

Etiketa: dajadinamo

Lajme të lidhura

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Para
Trafikonin lëndë narkotik, arrestohen dy persona në Sarandë (Emrat)

Trafikonin lëndë narkotik, arrestohen dy persona në Sarandë (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26

Një shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë përgjatë rrugës shtetërore 18, pranë një rrethrrotullimi në Santa Cecilia, në...

Lexo më shumë
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com