GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Para zgjedhjeve, Agolli i jep Bashkim Ulajt 10.2 mln euro të BB

14:43 - 06/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Në total financimi pas rishikimit të projektit arriti në 105 milionë USD.

Në total financimi pas rishikimit të projektit arriti në 105 milionë USD.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përplasjeve dhe hatërmbetjeve në vitin e kaluar, duket se Bashkim Ulaj i ka rregulluar marrëdhëniet me “qeverinë e tenderëve”. Kompania e tij po përfiton tenderë njeri pas tjetri në pa u lodhur fare. Këtë herë me ndihmën e Dritan Agollit, biznesmeni Ulaj ka përfituar tri kontrata me vlerë 10. 2 milionë lekë. Këto kontrata janë pjesë e Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik, i cili është financuar nga Banka Botërore me vlerë  63.8 milionë euro.

Sikur e shohim në dokumentin më poshtë, Banka Botërore po e financon këtë projekt për të përmirësuar infrastrukturën në disa qytete turistike si Saranda, Gjirokastra, Berati.

 

Pasi paratë bien në duart e Dritan Agollit, nisin shpërdorimet, ndërsa Banka Botërore rri e vështron! Në tenderin e publikuar shohim se Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka harruar qëllimin parësor të projektit dhe po fokusohet tek “çështja” se, cilin nga miqtë oligarkë duhet të favorizojnë! Kështu, tri kontratat e radhës i janë dhënë firmës 4 AM sh.p.k. e regjistruar në emër të Ardit Metaliaj. Por që pronari i vërtetë është Bashkim Ulaj.

Kontrat

Më poshtë do të rendisim një nga një të tria kontratat që kapin vlerën 10.2 milionë euro. Kontrata e parë ka në objekt “Punime civile për Zhvillimin e Integruar Urban të Sarandës, Paketa 2″. Vlera e kësaj kontrate është rreth 4.9 milionë euro fituar nga kompania 4 AM sh.p.k.

 

Kontrata e dytë ka në objekt të saj “Plani i Lëvizshmërisë dhe Projektimi i Detajuar i Investimeve të Projektit të Përmirësimit të Integruar Urban të Gjirokastrës, Paketa 1”. Vlera me të cilën është fituar kjo kontratë është 315 milionë lekë.

Kontrata e tretë ka të njëjtën objekt si kontrata e dytë dhe fituesi është i njëjti, 4AM me ofertë 306 milionë lekë.

 

Ajo që bie në sy në këto dokumente është se, të tre tenderët janë fituar nga Ulaj, edhe pse kanë marrë pjesë firma të njohura si “Salillari” dhe “Fusha shpk”. Sikur se duket, këtë herë Dritan Agolli i ka “sakrifikuar” dy miqtë e tij Pëllumb Salillari dhe Shkëlqim Fushaj. Vetëm për të rregulluar raportet e Ulajt me qeverinë.

Projekti

Dritan Agolli tregoi edhe njëherë që është “shërbëtor” i Ramës dhe oligarkëve, duke përdorur buxhetin e shtetit.

Ndërkaq, vlen të shtojmë se Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik nisi zbatimin në vitin 2017 me një financim 68 milionë dollarë. Atëherë ishte parashikuar fillimisht të zgjaste deri në vitin 2022. Por më pas u rishikua dhe iu shtua një financim i ri duke parashikuar tashmë mbylljen në 31 korrik 2025. Në total financimi pas rishikimit të projektit arriti në 105 milionë USD.

Kështu për 2 vitet e ardhshme, Ulaj do të shijojë marrjen e 10.2 milionë eurove. Në këtë mënyrë, duke i joshur me tenderë pronarët, qeveria blen ndikimin e medias (Bashkim Ulaj është pronar i televizionit A2).

Lexo edhe: Dritan Agolli, miliarda për oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Banka BoteroreBashkim UlajDritan AgolliFSHZHfushaSalillaritendertri kontrata

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Legjenda do vazhdojë të kontribuojë për kombin e tij

Legjenda do vazhdojë të kontribuojë për kombin e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të...

Lexo më shumë
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

14:03 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com