GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paralajmërimi i Stoltenberg për Vuçiç, Berisha: Përpjekje jetike për të ruajtur stabilitetin në rajon

20:14 - 17/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Paralajmërimi i Stoltenberg për Vuçiç, Berisha: Përpjekje jetike për të ruajtur stabilitetin në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të bëra nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në lidhje me tensionet në veri të Kosovës i cili tha se janë të gatshëm të ndërhyjnë në rast se situata përshkallëzohet. Berisha shprehet se PD mbështet deklaratat e tij dhe i konsideron ato jetike për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

“Partia Demokratike përshëndet takimet e sotme në Selinë e Natos, i mbështet plotësisht dhe konsideron të një rëndësie jetike përpjekjet dhe angazhimin direkt të Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg dhe Natos për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë”, shkruan Berisha.

Reagimi i plotë

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqiperisë

Një takim shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Të dashur miq,

Sot, Sekretari i Përgjitheshëm i Nato-s, z. Jens Stoltenberg priti në takime të veçanta në selinë e Nato-s Kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Këto takime u zhvilluan pas tensioneve në veriun e Kosovës nga kërcënimet dhe veprimet destabilizuese të Beogradit, përqëndrimit të trupave ushtarakë të Serbisë në kufi me Kosovën, dhe përpjekjeve të Putinit për nxitjen e një konflikti ne Ballkan. Të gjitha këto, duke përdorur si pretekst zbatimin e marrveshjes së reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet nga qeveria e Kosovës.

Takimet u zhvilluan në prag të takimit të vendosur për nesër midis Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, sërish në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, gjatë dy javëve të fundit ka bërë të qartë se Nato është e gatshme dhe do të ndërhyjë për garantimin e stabilitetit të Kosovës.

Pas takimit me presidentin e Serbisë Vuçiç Sekretari i pergjithshëm i Nato-s theksoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së kundërshtive midis palëve me dialog të lehtësuar nga BE dhe ndër të tjera deklaroi se:

“Ne folëm më herët këtë muaj për tensionet në veri dhe vlerësoj faktin që u takuam sot për të vazhduar diskutimet. Përderisa situata është përmirësuar, është përgjegjësi e zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd që të shmangin eskalimin. KFOR-i vazhdon të jetë i fokusuar në mandatin e vet dhe është gati të intervenojë e marrë masa që të sigurojë një mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët. Dialogu është e vetmja e zgjidhje. Mirëpres raundin e ri të dialogut që fillon nesër dhe bëj thirrje tek palët që të jenë konstruktive”, tha ai.

Ndërsa pas takimit me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s Stoltenberg insistoi për zgjidhjen me dialog të kundërshtive midis palëve dhe deklaroi:

”Trupa të trajnuar të udhëhequr mirë, forca të NATO-s nga të gjitha vendet dhe partnerët tanë, vetëm prania e këtyre trupave ndihmon në de-përshkallëzim, kur është e nevojshme e kemi demonstruar shumë herë që mund të të zbarkojmë dhe të rrisim praninë tonë, si në veri atë që kemi bërë në javën e fundit. Prapë mund t’i rrisim praninë tonë, përndryshe kemi patrulla të rregullta të trupave të KFOR-it edhe në veri. Veprimet tona do të jenë proporcionale, të matura, të qartë dhe do të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të parandaluar çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ajo që e kemi dëshmuar shumë herë për shumë vite, e demonstron atë që NATO arrin të bëjë kudo që është e nevojshme dhe e domosdoshme”.

Partia Demokratike përshëndet takimet e sotme në Selinë e Natos, i mbështet plotësisht dhe konsideron të një rëndësie jetike përpjekjet dhe angazhimin direkt të Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg dhe Natos për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

 

Lajme të lidhura

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës
Aktualitet

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve
Aktualitet

Tensionohet situata në protestën e Lapajt para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

20:04 - 17/01/26
Berisha: Sot jemi në agun e fitores së sigurtë, do përballemi shesheve deri në largimin e Ramës
Aktualitet

Berisha: Sot jemi në agun e fitores së sigurtë, do përballemi shesheve deri në largimin e Ramës

19:46 - 17/01/26
Para
“Nën hundën” e policisë, maskat grabisin një argjendari në qendër të Lezhës

"Nën hundën" e policisë, maskat grabisin një argjendari në qendër të Lezhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë
Aktualitet

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26

Një 42-vjeçar është riarrestuar nga karabinierët italianë, pasi kishte hyrë në vend ilegalisht, duke thyer urdhrin e gjykatës për dëbim...

Lexo më shumë
SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënoi BE me tarifa të reja, reagojnë liderët evropianë: Evropa do të përgjigjet e bashkuar

22:25 - 17/01/26
Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

Makina del nga rruga në Sarandë, plagosen dy të rinjtë (Emrat)

22:24 - 17/01/26
Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

Rama i ekzaltuar nga ftesa e Trump, PD: Letra i është dërguar liderëve të 100 vendeve të botës

21:31 - 17/01/26
Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

Përmbysje e çmendur! Bayern shpartallon me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion

21:06 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com