GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paralajmëron zv/drejtori i RAI-t: Të dielën, emisioni i radhës

20:59 - 24/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmëron zv/drejtori i RAI-t: Të dielën, emisioni i radhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendësdrejtori i RAI-t, Sigfrido Ranucci, deklaroi në një intervistë për në SYRI TV, se programi investigativ Report në RAI3 do të vazhdojë edhe të dielën që vjen duke trajtuar çështjen e marrëveshjes Rama-Meloni.

Duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, ai tha se reportazhi i tyre nuk është sulm ndaj popullit shqiptar, pasi çdo gjë është thënë me emër dhe mbiemër.

“Këtë duhet ta them qartësisht, nuk është një sulm ndaj popullit shqiptar, që sipas meje është shumë i afërt me ne. Absolutisht nuk duhet të përgjithësojmë. Është një transmetim shumë kritik, por ne nuk duam të përgjithësojmë. Ne kemi folur për çështje me emra dhe mbiemra. Kur ka përgjegjësi penale, ka emra dhe mbiemra. Nuk është sulm për popullin shqiptar, për Shqipërinë. Fakti që është përdorur Rama dhe Shqipëria për të sulmuar Melonin nuk është aspak i vërtetë. Sikurse nuk e keni parë, as nga ana e qeverisë italiane, as nga qeveria shqiptare, nuk kemi pasur fatin që të bashkëbisedojmë me ta dhe të sqarojmë faktet”, tha Ranucci.

Duke iu përgjigjur komentit të Edi Ramës sot në italisht, i cili e niste përgjigjen duke cituar si zakonisht gjyshen e tij, Ranucci tha se i adhuron gjyshet.

“Unë i adhuroj gjyshet. Gjithmonë kam shkuar mirë me gjyshet e mia. Respekt që ka përmendur gjyshen Rama, por ky mendim i gjyshes nuk mund të perceptohet si presion. Unë nuk e marr si presion. Mendoj se Rama i ka thënë ato gjëra në interesin ekskluziv të Shqipërisë, për të krijuar tensione mbi shtypin e lirë të një vendi tjetër se kjo do ishte e rëndë po ta bënte. Ndërkohë Rama me gjithë respektin duhet të dijë se nëse Report zotëron informacione që janë në interesin publik të këtij vendi, por edhe të shqiptarëve si popull, Rama mund të mbështetet në kontributin e Reportit, në kuptimin që në një program që do vazhdojë të bëjë punën e vet, do ishte një gjest i bukur nga ana e Ramës nëse do pranonte të bënte intervistën me ne”, deklaroi gazetari italian.

Etiketa: Edi Ramamarreveshja Rama-MeloniRAI

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Finalja e Kupës, Egnatia dhe Kukësi përplasin brirët për trofeun

Finalja e Kupës, Egnatia dhe Kukësi përplasin brirët për trofeun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com