GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Parcela me kanabis në Zall Herr, lirohen nga detyra 4 ushtarakë

13:15 - 09/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Parcela me kanabis në Zall Herr, lirohen nga detyra 4 ushtarakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas zbulimit të parcelës me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herrit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thirrur një mbledhje urgjente.

Ndërkohë janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja.

Njoftimi i policise
Me datë 04 gusht 2023, ora 08.30, një ekip i Policisë së Shtetit (Komisariati nr. 5, Kamëz, Tiranë) së bashku me përfaqësues nga Policia Ushtarake, u paraqitën në pronën e një repart ushtarak të Forcës Tokësore në Babrru, me qëllim ushtrimin e një kontrolli për kultivimin e bimëve narkotike.

Nga kontrolli u konstatua se në pronën e këtij repartit, kultivoheshin bimë narkotike të dyshuara si cannabis sativa.

Policia e Shtetit së bashku me Policinë Ushtarake ngritën grupin hetimor, kryen veprimet hetimore dhe proceduriale dhe pas përfundimit të kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes së provave për ekspertim, u asgjësuan me anë të djegies 115 bimë ndërsa 10 janë marrë për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

Gjatë veprimeve hetimore dhe proceduriale, nga grupi hetimor u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 70 i Kodit Penal Ushtarak, ushtarakët me detyra:

1.            Shef i seksionit të sigurisë së Repartit Ushtarak

2.            Specialisti i zbulimit së Repartit Ushtarak

3.            Specalisti i sigurisë së Repartit Ushtarak

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 70 i Kodit Penal Ushtarak ushtarakët me detyra:

1.            Komandant i Repartit Ushtarak

2.            Specialisti i infrastrukturës së Repartin Ushtarak

3.            Magazinieri në Repartin Ushtarak

4.            Zv/ komandant toge në Repartin Ushtarak

Materialet hetimore dhe proceduriale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuar nga neni 70 i Kodit Penal Ushtarak, për ushtarakët, si edhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, pa autor.

Menjëherë pas ngjarjes në të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura filloi një proces vlerësimi dhe analize për masat e marra dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Në këtë kuadër Shtabi i Përgjithshëm i FARSH ushtroi kontroll në Forcë Tokësore dhe Repartin Ushtarak me subjekt planëzimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes dhe sigurisë. Gjithashtu Shtabi i Përgjithshëm ndoqi analizat e zhvilluara në Forcën Tokësore dhe në Policinë Ushtarake mbi shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë ngjarje. Nga ky proces, përfshirë edhe vetë analizën ë vetë Shtabit të Përgjithshëm, janë marrë masat e mëposhtme:

1.        Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja, përkatësisht:

1.      Specialisti për sigurisnë në seksionin e zbulimit

1.2.     Specialist për infrastrukturën/MNZSH

1.3.      Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes

1.4.       Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes

2.          Propozimin për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.

2.1.         Komandanti i Repartit Ushtarak

2.2.         Komandanti i Policisë Ushtarake

2.3.         Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak

2.4.         Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit

2.5.         Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit

2.6.         Specialist për gatishmërinë dhe Operacionet

2.7.         Specialist për Zbulimin në Repartin ushtarak

2.8.         Inspektor i Policisë Ushtarake

2.9.         Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

2.10.      Ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

3. Masa disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për një Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të PU si dhe masa disiplinore “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake.

Njëkohësisht, në analizën e SHPFA me Komandantët e Forcave dhe reparteve u theksua marrja e masave të menjëhershme me qëllim parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen, si dhe u kërkua zbatimi i detyrave të dërguara.

Ngjarja e ndodhur nuk ka cënuar disiplinën, gatishmërinë dhe operacionalitetin e strukturave të FA dhe nuk ka ndikuar në uljen e moralit të personelit ushtarak dhe civil, për të shërbyer me përkushtimin dhe devotshmëri në përmbushje të  misionit dhe detyrave të FA.

MM dhe SHPFA vlerëson që kjo ngjarje në asnjë mënyrë apo rrethanë nuk mund të njollosë mundin, sakrificën dhe përkushtimin ndaj detyrës dhe atdheut të të gjithë personelit të FARSH.

Ministria e Mbrojtjes inkurajon dhe mbështet organet ligj zbatuese për zbardhjen dhe vënien sa më shpejt para drejtësisë të autorëve të kësaj ngjarje.

 

Etiketa: Kryesore1lirohen nga detyra 4 ushtarakëParcela me kanabis në Zall Herr

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Evropa e Partizanit kalon nga Riga, stërviten në kryeqytetin letonez

Evropa e Partizanit kalon nga Riga, stërviten në kryeqytetin letonez

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com