GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore për kolosin e letrave shqipe në zemër të qytetit

11:23 - 10/10/25
në Aktualitet, Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore për kolosin e letrave shqipe në zemër të qytetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Parisi ka nderuar kolosin e madh të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, me një pllakë përkujtimore që do të vendoset në nder të tij në zemër të kryeqytetit francez.

Pllaka përkujtimore do të vendoset në adresën 63, bulevardi “Saint-Michel”, aty ku Kadare dhe familja e tij jetuan për vite me radhë dhe ku ai krijoi disa prej veprave më të shquara të letërsisë shqipe. Ky vend do të kthehet në një pikë simbolike për lexuesit dhe admiruesit e Kadaresë, duke e përjetësuar kujtimin e tij në një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të Europës.

Vendimi për këtë nderim është miratuar me unanimitet nga Këshilli Bashkiak i Parisit, si shenjë respekti për kontributin e jashtëzakonshëm të shkrimtarit shqiptar në letërsinë botërore.

Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare, mbetet një figurë qendrore e kulturës shqiptare dhe një prej autorëve më të përkthyer të Ballkanit. Fillimet e tij letrare ishin në poezi, me vëllime si “Frymëzime djaloshare” dhe “Përse mendohen këto male”, ndërsa fama e madhe erdhi me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963).

Në vijim, ai pasuroi letërsinë shqiptare me vepra të pavdekshme si “Kronikë në gur”, “Prilli i thyer”, “Pashallëqet e mëdha”, “Kamarja e turpit” dhe “Kush e solli Doruntinën”.

Veprat e tij janë përkthyer në mbi 45 gjuhë të huaja, ndërsa Kadare është nderuar me çmime të shumta ndërkombëtare, përfshirë “The Booker Prize Man” në vitin 2005. Ai është gjithashtu anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës që nga viti 1994, si dhe mban dekoratat “Nderi i Kombit” dhe “Kryqi i Legjionit të Nderit”.

Etiketa: kadareParisi

Lajme të lidhura

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët
Aktualitet

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

18:55 - 13/04/26
Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian
Aktualitet

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

18:20 - 13/04/26
U fut për të vjedhur, ky është hajduti që u gjet pa jetë brenda shtëpisë
Aktualitet

U fut për të vjedhur, ky është hajduti që u gjet pa jetë brenda shtëpisë

18:11 - 13/04/26
Para
Rekursi i Metës për masën e sigurisë, caktohet data e seancës në Gjykatën e Lartë

Rekursi i Metës për masën e sigurisë, caktohet data e seancës në Gjykatën e Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq
Breaking Views

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

19:12 - 13/04/26

Nuk pati fitues në sfidën mes Bylisit dhe Dinamos e vlefshme për javën e 31 të Kategorisë Superiore. Në ‘Adush...

Lexo më shumë
Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

19:02 - 13/04/26
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

18:55 - 13/04/26
Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

18:43 - 13/04/26
Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

18:20 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com