GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Parku Eden’, lidhet kontrata për instalacionin 3.6 mln euro te Kryeministria

09:36 - 29/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Parku Eden’, lidhet kontrata për instalacionin 3.6 mln euro te Kryeministria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nënshkruar tashmë kontratën me kompaninë “Fusha” e cila ishte fituese e tenderit për instilacionin “Parku Eden” që do të ndërtohet brenda Kryeministrisë.
Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik u bë njoftimi se tashmë kontrata është lidhur dhe kompania do ta ndërtojë këtë objekt me një fond 398 milionë lekë apo rreth 3.6 milionë euro sipas ofertës që bëri gjatë garës së zhvilluar.
Instalacioni i Kryeministrisë mori vëmendje të gjerë sidomos vitin e shkuar kur në fund të gushtit Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli procedurën me objekt instilacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden”.
Ky shpenzim në atë kohë u cilësua i tepërt në kushtet kur vendi po përballej me shpenzime të shumta për energjinë ndërkohë që po diskutohej vendosja e fashës 800 KWh të energjisë. Teksa reagimet e shumta publike bënë që procedura të pezullohej përkohësisht ajo u vijua duke u mbyllur në janar të këtij viti.

Projekti i instilacionit

Referuar dokumenteve të procedurës projekti që propozohet të aplikohet gjendet në oborrin e brendshëm të kryeministrisë, pranë “Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
“Përshkrim i përgjithshëm i projektit: Hartimi i projektit është detajuar mbi bazën e konceptit, të formuluar nga studioja ndërkombëtare e projektimit ‘Studio Precht’, me zyrat qëndrore në Austri. Koncepti i ‘Eden-it’ është përgjigje e situatës që krijohet në oborr. Në vend që të vendoset një kopësht në tokë, krijohet një kopësht 3-dimensional që siguron funksione rekreacioni, gjallërie dhe kohe të lirë në nivele të ndryshme. Eden është një zgjidhje e qëndrueshme dhe e gjallë për një oborr që krijon vend, një strukturë e hapur dhe e depërtueshme për kohë të lirë private dhe evente publike, një spektakël i bërë nga njëriu, dhe një përkujtuese ndaj natyrës së humbur prej kohësh në mjediset tona të ndërtuara.
Dizajni i ndjekur në hapësirën e depërtueshme të Eden-it lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme. Shkallët përfshijnë elementë ulës që janë të lëvizshëm sipas kërkesës, fleksibël dhe të vendosur siç duhet në raste të ndryshme.

Tribuna, një rampë me ulëse, ofron një platformë për evente gjatë ditës (konferenca zyrtare) dhe në mbrëmje (leksione, koncerte, fjalime), ndërkohë që bimët në strukturë mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale dhe do të ofrojë një sfond të bukur për eventet.

Ndërkohë qe kalimet e propozuara dhe ndenjëset e vogla lejojnë publikun të pushojë, të mbushet me frymë dhe të krijojnë takime në vende të ndryshme të Eden-it.

Edeni qëndron në një rrjetë 4800x4800x4800mm. Trarët prej druri të ndërthurur kryq përbëjnë një kornizë modulare kubike 6x3x4, që shërben si strukturë. Konstruksioni i drurit të parafabrikuar do të garantojë zbatim të saktë, bashkim të shpejtë në vendndodhje dhe emëton vlera të ulëta të karbonit në krahasim me materialet konstruktive tradicionale, siç janë betoni dhe çeliku” thuhet në dokument./Monitor/

Etiketa: instalacionKryeministriKryesore1parku

Lajme të lidhura

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje
Breaking Views

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

20:12 - 18/01/26
Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…
Breaking Views

Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…

19:48 - 18/01/26
Alimehmeti nga takimet e Salianjit tek foltorja e Berishës: PD, parti e fjalës së lirë
Breaking Views

Alimehmeti nga takimet e Salianjit tek foltorja e Berishës: PD, parti e fjalës së lirë

19:42 - 18/01/26
Para
Grabitje me armë në Greqi, arrestohet shqiptari

Grabitje me armë në Greqi, arrestohet shqiptari

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje
Breaking Views

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

20:12 - 18/01/26

Ish-deputeti Ervin Salianji tha se, nuk do të krijojë një forcë tjetër politike dhe se Partia Demokratike është 'shtëpia e...

Lexo më shumë
Flamurtari triumfon ndaj Bylisit, Egnatia dhe Elbasani ndahen në barazim

Flamurtari triumfon ndaj Bylisit, Egnatia dhe Elbasani ndahen në barazim

19:58 - 18/01/26
Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…

Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…

19:48 - 18/01/26
Alimehmeti nga takimet e Salianjit tek foltorja e Berishës: PD, parti e fjalës së lirë

Alimehmeti nga takimet e Salianjit tek foltorja e Berishës: PD, parti e fjalës së lirë

19:42 - 18/01/26
“Kjo sallë, një mesazh për sistemin që po bie”, Salianji: Të bashkohemi pa frikë dhe pa ndalim!

“Kjo sallë, një mesazh për sistemin që po bie”, Salianji: Të bashkohemi pa frikë dhe pa ndalim!

19:28 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com