GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Parlajmërimi i Tritan Kalos: ajri i ndotur shkakton viktima

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Parlajmërimi i Tritan Kalos: ajri i ndotur shkakton viktima
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku Tritan Kalo ka shkruar në një status në rrjetet sociale nuk duhet të dëmtohet cilësia e ajrit që thithin qytetarët. Ai shpreh se si mjek u duhet të bërtasë dhe kujtojë se jeta e tij dhe bashkëqytetarëve është e çmuar, duke kujtuar se ajri i ndotur shkakton në botë qindra mijëra viktima dhe probleme me shëndetin.

“Kohë kovidiane….9.06.2021…. Mirmëngjes e ditë të mbarë kolegë, miq, të afërm, bashkëqytetar dhe bashkëkombas në dhe jashtë Trevave Arbërore….Dëshirën e të ecurit në mëngjes rrugëve të Tiranës, kënaqësinë e aromës së lulëzimit të blirave të shumtë, t’i largojnë së paku dy elementë jo pak lëndues të cilësisë së jetës në Kryeqytetin e Shqiptarëve:

1- ajri i ndotur që ne thithim në mushkëritë tona, tashmë të transformuara në “depozita” të grimcave të shumëllojta në madhësi e në dëmprurjen afat shkurtër e afat gjatë të shëndetit tonë,

2- ndërtimet vënd e pa vënd që kanë mbirë sidomos vitet e fundit, të cilat kanë bllokuar qarkullimin e ajrit në përputhje me “koridoret ajrore”, dikur para 1992 të mirë studiuara dhe të mirë respektuara gjatë ndërtimeve të kohës, pa folur shumë për qafëdhimbjen të cilën ato të shkaktojnë kur dëshiron ti shikosh nga poshtë-lart, as për mbylljen e horizonteve për këdo nga ne të mësuar me ndërtimet sizmologjikisht të lejuara 5-8 katëshe të Tiranës, POR duke këmbëngulur vetëm e vetëm për cilësinë e ajrit, të cilin përpos ndotjes prej makinave të panumërta që lëvizin, atë po e mbindotin pluhurat e ndërtimeve të pafundme në të….

Na u premtuan me bujë para “Mandatës” së parë të zotit/ shokut Erion Veliaj se nuk do të jipeshin më leje ndërtimesh në Tiranë si dhe do të anulloheshim ato të dhëna deri në atë kohë…. Ndodhi krejtësisht e kundërta…. U dhanë e po jipen qindra leje ndërtimi…. Po ndërtohet kudo dhe në lartësira e volume marramendëse, ndërkohë që shkelen rregullat e Urbanizimit të qytetit edhe ashtu të pa respektuara si dhe sa duhet nga paraardhësit e tij….

NE nuk jetojmë në vilat tuaja në rrethinat e Tiranës, ku jeni përpjekur të mos e lëndoni cilësinë e ajrit që thithin mushkëritë tuaja dhe të familjarëve tuaj, POR  kemi lindur e jetojmë në zemër të Kryeqytetit të Shqiptarëve dhe prej dhjetra vitesh i përjetojmë si ndryshimet pozitive të tij, po ashtu edhe ndërhyrjet e pavëndta të bëra në të….Si mjek, si qytetar, si prind, si taksapagues më duhet të “bërtas” dhe t’ju rikujtoj se jeta ime, jeta e të gjithë bashkëqytetarëve të mi është jo më pak e çmueshme se e juaja….

Ajri i ndotur shkakton kudo në Botë edhe në Shqipëri dhjetra, qindra e mijra viktima ose lëndime invalidizuese të shëndetit të shumë e shumë të tjerëve….Ne jemi përherë këtu në “vijën e zjarrit” të luftës me “armikun e padukshëm”, “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, në Përkujdesje të shëndetit të bashkëkombasve tanë me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë, ndaj mos e “dëmtoni”/“rëndoni” këtë luftë me “dëmet kolaterale” të ardhura tashmë shëndetit tonë prej ndotjes progresive të ajrit….”ËSHTË KOHA PËR PUNË”(ER) në dobi të komunitetit kryeqytetas, mqse fushata zgjedhore tashmë ka shumë javë që ka përfunduar për të gjithë….Together forever!!! N.B.: Ripostimi lejohet vetëm me pëlqimin e autorit….”, shkruan Tritan Kalo.

Etiketa: Pandemi

Lajme të lidhura

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Para
Nga përplasjet me Yuri Kim tek vrasja e Xhuvanit, pse kërkohet shkarkimi i Metës

Nga përplasjet me Yuri Kim tek vrasja e Xhuvanit, pse kërkohet shkarkimi i Metës

TË FUNDIT

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë
Aktualitet

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

15:27 - 12/09/26

Në Prishtinë zhvillohet sot “Marshi për Liri”, një tubim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po...

Lexo më shumë
Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

15:13 - 12/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

14:07 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com