GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ironizoi socialistët në Parlament në lidhje me draftin e PS-së për Reformën Territoriale duke përmendur “Teorinë e Idiotit” të filozofit gjerman, Dietrich Bonhoeffer.

Në fjalën e tij, ai theksoi se kryeministri i ka futur të vetët në këtë teori politike dhe filozofike, duke i konsideruar si idiotë. Ai theksoi se kjo teori po vërtetohet sot në parlament, ndërsa apeloi që reforma të mos votohet.

Më pas, ai u ndal edhe tek deklarata e ish efektivit të policisë Uljan Shpataraku për Ergys Agasin, të cilin pretendoi se nuk e njihte, duke thënë se fjalët e tij meritojnë një çmim që mund të kalojë edhe Nobelin.

“Dhuna e policisë ndaj njerëzve është e papranueshme. Janë disa policë të veshur me të zeza, pak të maskuar, të cilët kanë qenë vartësit e Ilir Prodës dhe Uljan Shpatarakut, i cili tha se “nuk e mbaja mend, më doli rrugës (Ergys Agasi) dhe e mora me vete”. Kjo jo perlë, fiton çmimin më të madh kalon edhe Nobelin. Por kjo thënia e këtij më ka ngjarë edhe sot në debatet në parlament.

Diskutimi i parlamentit, dhe dëgjova një nga kolegët që tha, se është Pazar. Jo, është çmendinë. Më kujton filozofin gjerman Dietrich Bonhoeffer që ka bërë veprën më të madhe “Teorinë e Idiotit”, dhe thotë se idioti është më i rrezikshëm se i ligu. Idiotësia, sipas tij, nuk është çështje inteligjence por morali dhe thotë se këta gjenden shpesh në politikë dhe janë shumë afër pushtetit.

Ky votim për reformën territoriale është teza, që i rezistoi asaj kohe. Të bësh një reformë për njerëzit, pa pyetur njerëzit, se e do vetëm kryetari i partisë tuaj dhe kryeministrit, i cili me epshin e tij iu ka mundur të gjithëve dhe iu ka futur te teoria politike e filozofike e Dietrich Bonhoeffer, pra ju ka futur tek idiotët. Ju nuk e bëni për mungesë intelekti, por morali. Sepse të gjithë e dini, edhe zoti Sinaj dhe të tjerë, e refuzuan se intelekti thoshte është idiotësi por do të pranojnë idiotësinë se e do pushteti.

Teza e tij brilante pas 70 vjetësh u vërtetua sot në parlamentin e Shqipërisë tek maxhoranca. Edhe fjala e nëndrejtorit të policisë që thoshte “e mora rastësisht, më doli në rrugë, nuk e shoh fare”. Po të keni moral, mos e votoni këtë gjë sot sepse ky kuvend sot merr titullin e çmendurisë”, tha ai.

Etiketa: cmenduriparlamant

Lajme të lidhura

“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve
Aktualitet

“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve

13:19 - 08/10/26
Vendoste ‘gjoba’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj
Aktualitet

Vendoste ‘gjoba’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj

13:00 - 08/10/26
Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën
Aktualitet

Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

12:41 - 08/10/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë
Aktualitet

Deputeti i PD nuk përmbahet ndaj socialistëve: Ky parlament po merr titullin e çmendurisë

13:21 - 08/10/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ironizoi socialistët në Parlament në lidhje me draftin e PS-së për Reformën Territoriale duke...

Lexo më shumë
“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve

“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve

13:19 - 08/10/26
Vendoste ‘gjoba’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj

Vendoste ‘gjoba’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj

13:00 - 08/10/26
Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

12:41 - 08/10/26
“Do keni fatin e Ramës”, Berisha: Olta Xhaçka e çoi burrin në SPAK sot, por trafikun e bënë bashkë

“Do keni fatin e Ramës”, Berisha: Olta Xhaçka e çoi burrin në SPAK sot, por trafikun e bënë bashkë

12:39 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com