GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Parti-shtet” – Bardhi shpërthen ndaj Peleshit pas përjashtimit të opozitës nga vendimi për Kushtetuesen

17:58 - 14/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Parti-shtet” – Bardhi shpërthen ndaj Peleshit pas përjashtimit të opozitës nga vendimi për Kushtetuesen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një përplasje politike ka shpërthyer në Kuvend pas vendimit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të mos përfshirë opozitën në shqyrtimin e çështjes së mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi ka sjellë një reagim të ashpër nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e akuzon Peleshin për përjashtimin e qëllimshëm të opozitës nga një proces që, sipas tij, prek drejtpërdrejt rendin kushtetues dhe kërkon trajtim institucional gjithëpërfshirës.

“Niko Peleshi vendos që opozita nuk ka të drejtë as të japë mendim, as opinion, e as të mbajë qëndrim institucional për çështje që lidhen me rendin kushtetues. Askush përpara tij nuk ka guxuar të shkojë në këto nivele”, – deklaroi Bardhi.

Ai e krahasoi veprimin e Peleshit me një kthim në logjikën e partisë-shtet, duke theksuar se çështjet kushtetuese nuk mund të trajtohen si interes partiak. Bardhi kritikoi gjithashtu refuzimin për të lejuar opozitën të shprehet me shkrim në një proces që zhvillohet pa seancë publike në Gjykatën Kushtetuese.

“Kryetari i Kuvendit vazhdon të firmosë ‘idiotësira shtetërore’, pa kuptuar për çfarë e hedh firmën dhe aq më pak për çfarë përdor vulën e institucionit më të lartë të shtetit”, – shtoi ai.

Bardhi theksoi se në raste të mëparshme, drejtuesit e Kuvendit kanë përfshirë opozitën në vendimmarrje të ngjashme, duke respektuar parimin e përfaqësimit të të gjithë Kuvendit në çështje që prekin balancën institucionale dhe pavarësinë e drejtësisë.

Opozita kërkon që procesi për shqyrtimin e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të trajtohet në mënyrë transparente dhe me pjesëmarrjen e të gjitha palëve parlamentare.

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Para
Policia mbledh informacione për keqpërdorime të mundshme të votave në Mitrovicë të Jugut

Policia mbledh informacione për keqpërdorime të mundshme të votave në Mitrovicë të Jugut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Lexo më shumë
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com