GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Partitë e vogla opozitare bashkohen për ndryshimin e sistemit zgjedhor

12:07 - 29/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Partitë e vogla opozitare bashkohen për ndryshimin e sistemit zgjedhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nisma “Thurje” e mbështetur nga disa parti të tjera opozitare në vend ka nisur një fushatë për të ndryshuar sistemin zgjedhor në Shqipëri.

Kreu i Nismës, Endri Shabani tha se duke duke nisur që nga ditët në vazhdim, do të ketë nisma për të mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve për të kërkuar më pas referendum për ndryshimin e sistemit.

Ai tha se duhet të ketë një minimizim të ndarjes rajonale ku të mos ketë më shumë se 4 rajone. Sipas tij, ka qenë kjo ndarje ajo që mundësoi që PS të fitonte 7 mandate më shumë në zgjedhjet parlamentare të 2021.

I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Ai theksoi se një pikë e rëndësishme e kësajnisme është edhe vota e diasporës. Sipas tij ky diskutim duhet të shoqërohet me debat në Kuvend nga të gjithë deputetët.

“Besoj që në të gjithë këtë proces që po diskutojmë sot e rëndësishme është konkretizimi. Kemi pasur edhe parti të tjera që janë bashkuar por më pas e kanë bojkotuar. Nisma referendare është e domosdoshme. Një pikë e rëndësishme është votimi i diasporës. Duhet ta garantojmë patjetër. Nuk ka sens më që diaspora shqiptare të mos votojë. Unë mendoj që ne duhet të bëjmë një hap tjetër. Nuk besoj se sistemi i kuotave është ai që duhet.

Unë mendoj që kjo nismë duhet të shoqërohet me një diskutim me të gjithë kolegët e Kuvendit të Shqipërisë. Kushdo të bëhet pjesë e kësaj lëvizje do të japë kontribut të mirë për të realizuar në Shqipëri zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Mediu.

Dashamir Shehi nënvizoi nevojën për thyerjen e monopolit nga dy partitë e mëdha në vend të cilat nuk lënë asnjë forcë të re politike që të futet në këtë fushë.

“E kemi marrë këtë iniciativë që të ndryshojmë diçka që realisht ka rëndësi për Shqipërinë. Zgjedhjet e tjera janë pas 1 viti e gjysmë. Opozitën shqiptare nuk e shpëton vetëm një ligj. Nëse nuk ka ndryshim me këtë ligj që propozojmë sot është bërë malore rruga. Është e vërtetë që grupi i PD zyrtar i përfituan dhe ata nja tre deputetë. Këto nuk lënë më vend që të ulet në tavolinë njeri tjetër. Ne sot i kemi ftuar të gjithë.

Nuk kanë ardhur. Kanë ardhur ata që janë të interesuar për të thyer këtë monopol që kanë këta dy dhe nuk lënë njeri tjetër të hyjë në këtë fushë dhe të merret me politikë. Nëse do gjejmë flamur të vegjël që ky është i korruptuar. Opozita duhet të dalë jashtë këtyre muhabeteve dhe të merret me politikë reale. Ne i ftojmë të gjithë palët të vijnë që kanë dëshirë për ta ndryshuar këtë punë”, u shpreh Shehi.

Nga ana tjetër kreu i PAA, Agron Duka u shpreh se me këtë sistem zgjedhor vota e qytetarëve nuk shkon aty ku orientohet.

“Unë gjykoj që është e domosdoshme që ky sistem zgjedhor të ndryshojë sepse nuk ka dakordësinë e forcave politike. Maxhoranca i bëri ndryshimet vetëm me leverdinë e saj. Nuk ka dakordësinë e popullit shqiptar. Ky takim do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë shprehen të pakënaqur me mënyrën e votimit. Gjithmonë kryetarët e partive në maxhorancë kanë nevojë për mekanizma të tillë për të mbajtur pushtetin. Vota e popullit nuk shkon aty ku orientohet. Nëse PAA merr 8 mijë vota, dhe nuk merr 10 mijë ato 8 mijë hidhi në kosh. Qëllimi që jemi mbledh është vetëm pozitiv. Nuk ka asnjë skemë negative. Kjo i bën nder opozitës. Ne bëjmë ftesë që të bashkohemi rreth ideve. Të gjithë kanë një interes” deklaroi Duka.

 

 

Etiketa: opozitesistemizgjedhor

Lajme të lidhura

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin
Breaking Views

Takimi me demokratët në Korçë, Salianji: Ishte një magjepsje! PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin dhe rotacionin

19:01 - 11/01/26
Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin
Breaking Views

Aksion në bregdet/ Vlora përmbytet, Kryeministri Rama kreh plazhin

17:30 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Para
Goditen 4 grupe kriminale, zbardhen emrat e personave të arrestuar

Goditen 4 grupe kriminale, zbardhen emrat e personave të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com