GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Partizani mediokër, eliminohet nga cinizmi bjellorus

22:03 - 18/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Objektiv kualifikimi, formacionet zyrtare të BATE-Partizani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani ka mbyllur mbrëmjen e sotme, aventurën e vet në UEFA Champions League, duke u eliminuar në turin e parë kualifikues.

Skuadra e tretë e kryeqytetit, u mposht me rezultatin 2-0 përballë bjellorusëve të BATE, në duelin e zhvilluar në periferi të Budapestit.

“Demat e Kuq” nuk patën fare idenë se si të godisnin portën, me mundësitë që i kishin të panumërta përballë portës bjelloruse.

Sulmuesi kryesor i Partizanit, në këtë takim, Mba, e kishte mendjen për të dërguar topin te tabelat publicitare ose jashtë stadiumit.

Ndeshja e skuadrës fituese të Abissnet Superiore, u karakterizua nga posedimi i topit, por edhe nga mungesa e qartësisë në metrat e fundit.

Bjellorusët, nga ana e tyre, nuk bënë shumë në pjesën e parë, duke shfrytëzuar vetëm kundërsulmet, të cilat, në 45 minutat e para i kishin shumë të pakta.

Në pjesën e dytë, Partizani, përsëri krijoi pjesën më të madhe të aksioneve për gol, por ashtu si në të parën, saktësia “kishte ikur me pushime”.

Atëherë kur pritej që takimi të shkonte në shtesë, BATE, në të vetmin aksion konkret, realizoi golin e kualifikimit, në minutën e 71’, me anë të Malkevich.

Në pjesën e mbetur të lojës, Partizani vazhdoi sulmet, por kthjelltësia ra akoma më ndjeshëm, me të kuqtë që shpërdoruan raste nga më të pabesueshmet.

Në fund, një zhgënjim i madh, me Partizanin që, dhe pas golit të dytë të pësuar në fund të shtesës prej 10 minutash, u eliminua në mënyrë katastrofike, ndaj një kundërshtari që, nuk krijoi më shumë se kundërshtari, por saktësia ka rëndësi në futboll.

Tashmë, Kampionët e Shqipërisë duhet të fokusohen në Conference League, ku në turin e dytë, do të përballen me Athletic Escaldes, nga Andorra, duke shpresuar që të përmirësojnë shënjestrën para portës, para se të jetë vonë./m.b /gijotina.com

Etiketa: BATEKryesore1Partizani

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Ndau çiftin që e priti në shtëpi, policia shpall në kërkim ukrainasen

Ndau çiftin që e priti në shtëpi, policia shpall në kërkim ukrainasen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com