GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas Butrintit e Pallatit të Brigadave, qeveria jep me koncesion edhe Amfiteatrin e Durrësit

13:57 - 11/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Butrintit e Pallatit të Brigadave, qeveria jep me koncesion edhe Amfiteatrin e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria zgjeron listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, të cilat po i jep me koncesion. Pas Parkut të Butrintit dhe Pallatit të Brigadave, qeveria ka bërë gati planin e ndërhyrjes edhe në zonat arkeologjike të Durrësit.

Me synimin e gjenerimin e të ardhurave, përmes një drafti, i cili është hedhur për konsultim publik, qeveria ka vendosur të japë me koncesion deri në 15 vite pjesën e trashëgimisë kulturore të qytetit antik të Durrësit. Plani i Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike të Durrësit, i financuar nga Fondacioni ShqiptaroAmerikan për Zhvillim, AADF, ka një afat kohor që nis nga 5 deri në 15 vite.

“Sipas rregulloreve, PMI-ja është jo më pak se pesë vjet, por për PMI-në kjo është përpunuar me një afat kohor shtatëvjeçar. Pesë vjet afatshkurtër plus dy vjet shtesë për projekte në periudhën afatmesme. Për të ndjekur vizionin siç përshkruhet, periudha afatgjatë është përtej PMI-së nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet”, thuhet në draftin e qeverisë.

Projekti prek zonat muzeale të Durrësit, përfshirë edhe amfiteatrin ku propozohet t’u jepen fondacioneve të posaçme. Kjo përcaktohet në planin e menaxhimit të zonave arkeologjike a dhe b të qytetit bregdetar. Pas një analize të plotë të gërmimeve që duhen realizuar, mbrojtjes së ndërtesave që nisin prej periudhës ilire e deri në ndërtimin e vilës së Mbretit Zog, në draftin e paraqitur prej qeverisë propozohen skemat e menaxhimit. Duke përfshirë të gjithë zonën për të përmirësuar arkëtimet jepen tre mundësi.

Përparësi merr Menaxhimi indirekt nëpërmjet Fondacioneve të posaçme, të themeluara nga institucionet e specializuara të trashëgimisë kulturore. Në sqarim të kësaj pike thuhet se kjo kërkon krijimin e një subjekti të ri juridik jofitimprurës në formën e një fondacioni të bashkëthemeluar nga institucione shtetërore të përfaqësuara nga Ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe një partner strategjik.

Ky model thuhet në draft se mbart rreziqe të konsiderueshme pasi është një organizim kompleks dhe do të kërkonte një kohë. Ndaj vihet theksi në fondacione të krijuar nga Ministria e Kulturës ose nga një institucion i specializuar. Mundësi e dytë është menaxhimi nga persona fizikë dhe juridikë, publikë apo privatë, të cilëve u është dhënë administrimi i pasurisë kulturore përmes procedurave publike. Në këtë rast lejohet autonomi e plotë me shumë pak mbikëqyrje. Si pikë e tretë e propozimit është menaxhimi i drejtpërdrejtë nëpërmjet strukturave të specializuara organizative në varësi të institucioneve shtetërore. Por ky model thuhet në projekt do të ishte status quo.

Sipas qeverisë, ky PMI nuk është i vetëm; shoqërohet nga një plan biznesi për pasuritë arkeologjike të Durrësit. Në draft thuhet se ndonëse mund të tingëllojë si kontradiktë ndërthurja e biznesit me kulturën, kjo është metoda më e sigurt për të realizuar ruajtjen dhe mbrojtjen e ndjeshme të pasurive kulturore arkeologjike dhe arkitektonike të qytetit. Kryeministri Edi Rama, vite më parë, gjatë dëgjesave publike premtoi heqjen e çibanëve te zonat arkeologjike të Durrësit. Në pamundësi të mbajtjes së këtij premtimi këto zona ia beson një kompanie private.

Etiketa: Amfiteatrikoncesion

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Pistë e re për Marash Kumbullën, klubi italian e ka në listë

Pistë e re për Marash Kumbullën, klubi italian e ka në listë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com