GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas fitores së Benet Becit, Rama: Zgjidhëm qesen për Shkodrën, 20 mln euro në 4 muaj

17:11 - 04/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas fitores së Benet Becit, Rama: Zgjidhëm qesen për Shkodrën, 20 mln euro në 4 muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Shkodra, ku u mbajt Asamblea e zgjeruar e PS-së, Kryeministri Edi Rama tha se për 4 muaj i janë vënë në dispozicion këtij qyteti 20 mln euro. Në këtë mënyrë, Kryeministri ka pranuar se pas fitores së Benet Becit në zgjedhjet e 14 majit, Qeveria ka zgjidhur qesen për Shkodrën, ndërsa është akuzuar vazhdimisht se ka diskriminuar bastionet e PD-së në ndarjen e fondeve. Por, pasi arriti të fitojë kryeqendrën e veriut në zgjedhjet e fundit vendore, Rama ka premtuar se projekte të rëndësishme kanë nisur të zbatohen.

“Shkodra midis këtyre dy epokave ofron dy pasqyra shumë domethënëse për këdo që vota mendon se nuk ka rëndësi apo që të gjithë janë njësoj.

Nëse të gjithë do ishim njësoj dhe Shkodra do ishte njësoj si para zgjedhjeve, nëse do ishim të gjithë njësoj dhe Shqipëria do ishte njësoj dhe qytetet që kanë hyrë në një rrugë të re pavarësisht problemeve që kanë do ishin njësoj dhe nëse do ishin njësoj nuk do vinin në Shqipëri gati 10 milion turistë brenda një viti.

Disa projekte të rëndësishme kanë filluar të zbatohen. Brenda 4 muajsh apo më pak po të marrësh punën aktive në zyrë të kryetarit të bashkisë ne i kemi vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 milion euro për fillim”, tha Rama.

Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh se Shkodrën nuk e qeverisnim më parë dhe duke qenë se është hera e parë dhe jemi në këtë takim për të mbyllur atë ciklin e takimeve para Kongresit e pashë të udhës të flas disa fjalë për këtë qytet të bekuar që jetoj 30 vjet me idenë se mallkimi ishim ne dhe që sapo ka filluar ta shohë që e jemi bekimi i Shkodrës dhe mallkimi ishte tjetërkush.

“Por të shkuara të harruara. Besoj se në të gjitha rastet ajo që iku nuk kthehet. Ne jemi edhe më të motivuar të japim provën që e kemi merituar atë votë. Një pjesë e konsiderueshme na ka ardh si kulmi i zhgënjimit nga të tjerët.

Kali i PS-së do e çojë Shkodrën shumë lart. Në Shkodër vërtetë s’kanë parë gjë akoma.

Kam besim që do bëjmë shumë gjëra të bukura. Ka një gjë Shkodra që se kanë shumica e qyteteve tona, ka shumë thesare kulturore të fshehura nën pluhur do i nxjerrim dhe do i përdorim për turizmin dhe ekonominë”, tha Rama.

Referuar rezultatit në 14 maj në Shkodër, Kryeministri, njëherazi edhe kryetar i PS-së, tha se nuk besonte se shkodranët në të vërtetë besuan, por pas shumë kohësh kuptuan se ishte budallik i madh të vazhdonin t’i binin fyellit në një vrimë dhe të prisnin një muzikë tjetër dhe në njëfarë mënyre nga kjo përfituam ne por s’ka rëndësi.

“Ky ndryshim ka filluar. E them tani që votat i kemi marrë sepse Shkodra është e vetmja nyje strategjike e zhvillimit të vendit e patrajtuar ende. Ndërkohë që nyjet e tjera strategjike kanë ende shumë punë për tu kthyer në motorë zhvillimi që punojnë me të gjithë energjinë e tyre”, shtoi Rama.

Ai tha se Shkodra është një qytet i marrë peng, ndërsa tha se do të jetë prioritet për investime.

“Prandaj Shkodrën e kemi prioritet kryesor dhe do të vazhdojmë ta kemi prioritet kryesor. Kemi nisur projektin që kur e nxorrëm para zgjedhjeve thanë s’do bëhet. Projekti i hyrjes së Shkodrës po bëhet është kantier. Është faza e parë. Shkodra më në fund do ketë një hyrje se në Shkodër hyhet si fshehurazi. Ashtu hyhej dhe dikur në Vlorë. S’kishte hyrje, edhe Shkodra s’ka hyrje, hyhet por është si shteg. Shkodra një qytet i marrë peng me lakun në fyt, do tja heqim lakun.

Kemi dhe një tjetër projekt për kalanë e Rozafës, që do ta bëjmë edhe më të disponueshëm për aktivitete që zhvillohen aty.

Pastaj jemi duke punuar për një projekt tjetër për fabrikën e telave për ta kthyer atë zonë të degraduar në një destinacion për të rinjtë dhe për të gjitha moshat me terrene sportive me aktivitet sportiv kryesisht por jo vetëm. Ishim në bashki dhe pamë projektin e ri që tashmë është bërë gati.

Jam i kënaqur që do kem dhe unë dorë në heqjen e atij tregu të tmerrshëm pas stadiumit. Pika e kthesës në çdo qytet është kur heq këto tregjet që rrinë aty si me të thënë se këtu harroje se ndryshon kjo punë…

Do hiqet tregu por nuk do lihen pa asnjë mundësi ata që janë aty. Është investim shumë i madh që prek një aks të tërë që lidh zonën e poshtë të stadiumit me pjesën qëndrore që ia vlen dhe do e bëjmë. Projekt që do e programojmë për vitin e ardhshëm. Do bëhet një qendër e re e Shkodrës”, tha Rama.

Etiketa: investimeRamaSHKODRA

Lajme të lidhura

Kush e porositi ekzekutimin? Jani Aliaj dyshohet se u ndihmua nga djali i Hysni Milloshit për vrasjen e Elton Çiços
Aktualitet

Kush e porositi ekzekutimin? Jani Aliaj dyshohet se u ndihmua nga djali i Hysni Milloshit për vrasjen e Elton Çiços

23:12 - 23/01/26
Goditje e fortë në Spanjë: Shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohen 200 kg kokainë në portin e Vigos
Aktualitet

Goditje e fortë në Spanjë: Shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohen 200 kg kokainë në portin e Vigos

22:49 - 23/01/26
Para protestës së 24 janarit, barriera metalike blindojnë Kryeministrinë
Breaking Views

Para protestës së 24 janarit, barriera metalike blindojnë Kryeministrinë

22:26 - 23/01/26
Para
Nick Cannon shpenzon 200,000 dollarë në vit për 12 fëmijët e tij…

Nick Cannon shpenzon 200,000 dollarë në vit për 12 fëmijët e tij...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush e porositi ekzekutimin? Jani Aliaj dyshohet se u ndihmua nga djali i Hysni Milloshit për vrasjen e Elton Çiços
Aktualitet

Kush e porositi ekzekutimin? Jani Aliaj dyshohet se u ndihmua nga djali i Hysni Milloshit për vrasjen e Elton Çiços

23:12 - 23/01/26

Gazetarja Klodiana Lala, dha detaje gjatë intervistës së saj në emisionin “Kjo Javë”, mbi vrasjen në burgun e Koridhalos, të...

Lexo më shumë
Goditje e fortë në Spanjë: Shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohen 200 kg kokainë në portin e Vigos

Goditje e fortë në Spanjë: Shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohen 200 kg kokainë në portin e Vigos

22:49 - 23/01/26
Para protestës së 24 janarit, barriera metalike blindojnë Kryeministrinë

Para protestës së 24 janarit, barriera metalike blindojnë Kryeministrinë

22:26 - 23/01/26
Arratisja e Altin Ndocit trazon burgjet: Transferohen urgjentisht 90 të dënuar nga Fushë-Kruja në Peqin

Arratisja e Altin Ndocit trazon burgjet: Transferohen urgjentisht 90 të dënuar nga Fushë-Kruja në Peqin

22:01 - 23/01/26
Detaje nga hetimi, një zyrtare e pandehur është intimiduar nga Balluku që të mos dëshmojë kundër saj

Detaje nga hetimi, një zyrtare e pandehur është intimiduar nga Balluku që të mos dëshmojë kundër saj

21:44 - 23/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com