GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas fitores së opozitës, presidenti çek shtrohet në spital

19:53 - 10/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas fitores së opozitës, presidenti çek shtrohet në spital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti çek Milos Zeman u dërgua me urgjencë në spital të dielën, një ditë pasi vendi mbajti zgjedhjet parlamentare në të cilat partia e kryeministrit populist Andrej Babis doli e dyta. Zoti Zeman ka një rol kyç në krijimin e një qeverie të re.

Roli i presidentit është kryesisht ceremonial, por ai ka të drejtë të zgjedhë se cili udhëheqës politik duhet të nisë përpjekjet për formimin e qeverisë së ardhshme. Më herët të dielën, zoti Zeman u takua me zotin Babis, aleatin e tij të ngushtë, por kryeministri nuk bëri asnjë koment pas takimit.

Të shtunën, partia e qendrës ANO e udhëhequr nga Babis, një miliarder populist, humbi me rezultat të ngushtë zgjedhjet parlamentare, të cilat mund të shënojnë fundin e pushtetit të udhëheqësit euroskeptik në vendin e Bashkimit Evropian prej 10.7 milionë banorësh.

Një koalicion tre-partish liberal-konservatore, i quajtur “Së bashku” mori 27.8% të votave, duke mposhtur partinë e zotit Babis, i cili fitoi 27.1% të votave. Një koalicion tjetër liberal i qendrës së majtë mori 15.6% të votave duke dalë i treti në zgjedhje, çfarë shihet si një tjetër goditje ndaj populistëve,

Koalicioni fitues ka arritur të sigurojë 71 vende ndërsa partneri i tij i vendit të tretë 37 vende, çfarë u siguron atyre një shumicë të fortë prej 108 vendesh në dhomën e ulët të Parlamentit me 200 vende. Dy koalicionet u zotuan të punojnë së bashku mbrëmjen e së shtunës. Zoti Babis ka fituar 72 vende, gjashtë më pak se në zgjedhjet e vitit 2017. Marrë nga VOA.

Etiketa: ÇekiPresidentiSpital

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Dëmtimi i Gjimshitit, ja sa do të mungojë mbrojtësi shqiptar

Dëmtimi i Gjimshitit, ja sa do të mungojë mbrojtësi shqiptar

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com