GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pas marrjes së PD-së, Berisha nis ‘luftë’ me SHBA-të, sulmon Sekretarin Blinken

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas marrjes së PD-së, Berisha nis ‘luftë’ me SHBA-të, sulmon Sekretarin Blinken
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi spastroi, grupin e WhatsApp, të Partisë Demokratike, ku zyra e shtypit sillte informacionet zyrtare nga selia blu, Sali Berisha tashmë po e përdor zyrtarisht këtë kanal komunikimi për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sali Berisha ka nisur ‘misionin’ e tij në krye të PD-së, luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është shpallur ‘non grata’. Konkretisht, Sali Berisha ka sulmuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili shpalli Sali Berishën ‘non grata’, për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Grupi i Rithemelimit, ka shpërndarë në këtë ‘ËhatsApp’ një artikull, të një gazetari amerikan, Joe Hoft, të një media të huaj jo të njohur, ‘The Gateëay Pundit’, (me shumë gjasa i paguar), i cili shkruan se sekretari Antony Blinken, ka lidhje familjare me George Sorosin dhe se sipas tij Berisha është sanksionuar pa arsye. Sipas gazetarit, i cili i referohet ish-këshilltarit të lartë të presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, Richard Grenell, rezulton se prindërit e Blinken janë mbështetës të Shoqërisë së Hapur të George Soros.

‘Pretendimet e Berishës për Sekretarin Blinken dhe Sorosin nuk duhen hedhur poshtë kaq shpejt. Prindërit e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Vera dhe Donald Blinken, kanë dhuruar në mënyrë të përsëritur për Shoqërinë e Hapur, madje kanë krijuar një fond të përhershëm në një arkiv të dhënash me bazë në Europë, që mban emrin e tyre- Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken.’- shkruhet ndër të tjera në artikull.

Për faktin se është shpallur ‘non grata’, e vetmja provë sipas gazetarit amerikan është se Berisha ka kundërshtuar ndërhyrjen politike në George Soros, në të gjithë rajonin e Ballkanit. Madje gazetari Joe Hoft, i thur edhe elozhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si mik të amerikanëve dhe madje është pritur nga të dy presidentët Bush.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim në një deklaratë për mediat, bëri të qartë se SHBA-të nuk mund të angazhohen me askënd që është shpallur ‘non grata’ nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor.

Më 19 maj të vitit 2021, DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

 

Etiketa: Antony B;inkenLuftePDSali BerishasekretariSHBAsumon

Lajme të lidhura

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!
Breaking Views

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26
Para
Ristani: Firmat i verifikon Kuvendi, Berishën se pengon asgjë

“Alibeaj s’është asgjë në parti”/ Ristani tregon se çfarë do të ndodh me PD pas 30 prillit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com