GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas ndarjes nga burri, Dhuratën nuk e lejojnë të hyjë në shtëpi

08:09 - 05/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Pas ndarjes nga burri, Dhuratën nuk e lejojnë të hyjë në shtëpi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Sukthit të Durrësit për një problem divorci e ndarje pasurie.

Alfred Visha: I jam drejtuar emisionit tuaj për arsyen e ndarjes së motrës nga ish-burri, e cila aktualisht ka 2 fëmijë, ka 20 vite martesë. Kanë ndërtuar një shtëpi me kontributin e të dyve, tani që është në proces ndarje, atë e kanë nxjerrë jashtë dhe nuk e lejojnë që të hyjë në shtëpinë e saj me 2 gocat. Në verën e vitit të kaluar, vjen motra bashkë me dy gocat, vjen që të rrijë 1 javë dhe të na vizitojë neve, ndërkohë që nuk e lanë të hyjë brenda me 2 gocat e lanë në rrugë. Të afërmit e ish-burrit të motrës dhe policia nuk i lejoi. Arsyeja është se dokumentacioni i shtëpisë është në emrin e ish-burrit të motrës.

Dhurata Salla tregon se është ndarë nga ish-bashkëshorti për dhunë e xhelozi nga ana e tij dhe tani nuk lejohet të futet në shtëpi. Dhurata thotë se është detyruar të shkojë në Itali duke lënë shtëpinë dy-katëshe të ndërtuar prej saj dhe ish-bashkëshortit Gëzim Salla. Ajo shprehet se për shkak të dhunës ka kaluar edhe në depresion.

Dhurata Salla: Martesa ime ka qenë shumë e parregullt. Kemi ikur në Itali, shtëpinë e kemi lënë të ndërtuar prej 2 katesh, e kemi ndërtuar unë dhe z. Gëzim Salla, që të dy. Për të sistemuar dhe shtëpinë në Shqipëri, që ta kemi më të rregullt, se e kemi lënë pa suvatuar, pa asgjë. Kemi punuar këtu në Itali. Jeta ime ka qenë shumë e stepur, shumë xhelozi me dhunë. Asnjëherë nuk kam qeshur, asnjëherë nuk kemi patur një mirëkuptim ndaj njëri tjetrit.

Gazetarja: Pse keni qëndruar në këtë martesë të palumtur 20 vite?

Dhurata Salla: Kam ndenjur për hir të dy fëmijëve, kam dy gocat. Ai vazhdoi dhunën, tradhtinë, xhelozinë, gjithë të këqijat që një femre mund t’ia bësh i ka bërë z. Gëzim Salla. Nuk kam asnjëlloj komunikimi sepse këtu në Itali jemi ndarë me dhunë, ai më ka goditur në kokë, më ka rrëzuar në banjo. Unë shof vetëm jetën e dy fëmijëvë të mi sepse kam kaluar një depresion nga z. Gëzim Salla.

Po çfarë ka ndodhur sot me pronën e tyre? Në vitin 2021 në një zyre avokatie, Gëzim Salla ka njohur si pronarë kontribues motrën dhe vëllezërit e tij pa marrë në konsideratë ekzistencën e Dhuratës. Ky gabim ka vazhduar edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, ku gjyqtari Rexhep Bekteshi nuk ka kërkuar minimalisht një certificatë martese, familjare.

Avokati Edmond Petraj: Jemi drejtuar gjykatës për njohje pronarë dhe shfuqizimin e pronësisë mbi palët sepse këta nuk janë pronarë, kanë keqkuptuar thëniet para gjykatës, kanë krijuar një vepër penale të mashtrimit përballë gjykatës. Nuk janë investitorët kryesorë të pronës. Shtëpia nuk është ndërtuar fare nga pala që pretendon dhe që e posedon sot.

Sot prona është në emër të vëllezërve dhe motrës së Gëzimit, duke përjashtuar edhe vajzat e tij. “Stop” kontaktoi me Sallën, i cili thotë se motra dhe vëllai i kanë dhënë para për shtëpinë.

Gazetarja: Si e provojnë vëllezërit e tukontributin që kanë dhënë për atë shtëpi?

Gëzim Salla: Si e provojnë? Kanë punuar, më kanë dhënë para. M’i kanë dhënë pra që unë të ndryshoja, të ktheja rrugë. Kam qenë problematik, se po të mos isha nuk më linte gruaja.

Gazetarja: Pse ju gjatë kohës që keni bërë këto ndryshime, pra që keni njohur pronësinë dhe kontributin e vëllezërve dhe motra, përse nuk është marrë në asnjë moment mendim apo firma e zonjës Dhurata në një kohë kur ju keni qenë të celebruar.

Gëzim Salla: Pse duhet të merrej firma, kur shtëpia është bërë para se të martohej Dhurata?

Gazetarja: Ju keni një vetëdeklarim të vitit 2005.

Gëzim Salla: Lëre vetëdeklarimin tani ti! E di si është muhabeti? Ti do të flasësh me avokatin tim!

Gazetarja: A është kjo një mënyrë që ju keni zgjedhur për t’u hakmarrë ndaj ish-bashkëshortes tuaj ndoshta?

Gëzim Salla: Jo, jo nuk është hakamarrje asgjë sepse zonja po jeton në Itali, e ka një shtëpi në Itali.

Gazetarja: Ju a keni jetuar në ndonjë moment të gjithë si familje pasi jeni martuar me Dhuratën bashkë me vëllezërit dhe motrat?

Gëzim Salla: Po ç’a lidhje ka kjo? Nuk mund të them asgjë. E di si është puna? Po më pengon në punë dhe është dhe pronari këtu./tvklan.al

Etiketa: Dhurata Sallandarja

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
Loja shkrin së qeshuri banorët, Kristi dhe Dea në pozicione pikante

Loja shkrin së qeshuri banorët, Kristi dhe Dea në pozicione pikante

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com