GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me dy mësueset te “Çajupi”, jep dorëheqjen drejtoresha

17:53 - 18/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali me dy mësueset te “Çajupi”, jep dorëheqjen drejtoresha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e  shkollës “Andon Zako Cajupi” ka dhënë dorëheqjen sot për sherrin që ndodhi para dy javësh mes dy mësueseve. Sherri i ndodhur me 6 tetor mes mësuesve të shkollës, përveç se terrorizoi nxënësit, ka shkaktuar dhe shumë reagime në opinionin publik, më së shumti nga prindërit që çojnë fëmijët në atë shkollë.

 Atë ditë Ministria e Arsimit vendosi të pezullojë dy mësueset, ndërsa tha se për masat të tjera që do merren do të vendos Komisioni Disiplinor. Me sa duket reagimi i opinionit dhe barra e rëndë që mbart ajo ngjarje banale, ka rënduar mbi drejtoreshën e shkollës, Vojsava Kumbulla, e cila ka vendosur të jap sot dorëheqjen.

Pas pezullimit të mësueseve, gati shkarkimi i drejtoreshës së shkollës “Çajupi”

Pas sherrit që degradoi në dhunë fizike mes mësueseve në shkollën ‘”Çajupi” Ministria e Arsimit  duket se është në procedurë e sipër për të shkarkuar  drejtoreshën e shkollës. Sipas burimeve,  shkarkimi i drejtoreshës është në proces, pasi pak ditë më parë edhe ministrja Kushi e paralajmëroi se mund të ndodh diçka e tillë.  Ditën që ndodhi sherri, Ministria e Arsimit  vendosi pezullimin e dy mësueseve, të cilat nisën sherrin për një vend në tavolinë. Ndërkohë 5 ditë më pas Ministrja Kushi shkoi të shinte nga afër situatën në atë shkollë dhe të diskutonte me mësuesit dhe drejtuesit e saj.  Kushi theksoi se,  po punohet për forcimin e Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar mbarëvajtje në proceset e shkollës.  Sakaq, ajo bëri me dije se për vendime të mëtejshme do të vendosë komisioni që disiplinon për të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë ngjarjes, ashtu sikur u mor vendimi për pezullimin e dy mësueseve.

“Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës“, u shpreh  Kushi.

Pra si duket, Komisioni i Disiplinës pas masës që mori ndaj mësueseve, ka vendosur të vërë para përgjegjësisë edhe drejtuesen e shkollës, për të cilën burimet tregojnë se është vendosur të shkarkohet.  

Sherri i datës 5 tetor ka nisur  mes dy mësuesve të shkollës Çajupi në Tiranë ka nisur për një vend tavoline në një lokal. Dy mësueset Elida Qenami, 46 vjeç, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, 53 vjeçe, mësuese historie, ka rezultuar se në një lokal në afërsi të një shkolle në rrugën “Kongresi i Manastirit”, fillimisht janë konfliktuar verbalisht për tavolinë në lokal, që më pas ka përfshirë edhe familjarët e tyre.

Për ngjarjes është arrestuar Edmond Faja, 39 vjeç, pasi ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa në hetim në gjendje të lirë janë familjarët Elton Kasaj, Enrik Qenami, Enea Kovaçi, Ndriçim Qefalija, Laert Duro, Alvaro Toptani.

Etiketa: drejtoreshamesueseshkarkim

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Vaksina, 6 milionë USD për tetorin, pjesa e luanit për Sinovac që sillet nga Turqia

Vaksina, 6 milionë USD për tetorin, pjesa e luanit për Sinovac që sillet nga Turqia

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com