GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Pas rrëfimit tronditës për jetën e saj, Britney Spears siguron fitoren e parë në Gjykatë

09:26 - 15/07/21
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Britney Spears lyen flokët rozë, dhe rrjeti u ‘çmend’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Britney Spears i shokoi të gjithë pas rrëfimit të saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta dhe i kërkoi gjykatës që t’i japë fund sa më parë pa bërë asnjë vlerësim.

Teksa po lufton për lirinë e saj, këngëtarja ka siguruar një fitore të vogël pasi gjykatësja i dha leje për të zgjedhur ajo vetë avokatin gjatë seancës gjyqësore.

Britney është përfaqësuar nga një avokat i caktuar nga gjykata, Sam Ingham , që në fillimet e kujdestarisë. Në seancën dëgjimore, Britney i kërkoi gjyqtares Brenda Penny leje për të punësuar ish-prokurorin Mathew Rosengart si avokatin e saj privat.

Gjykatësja miratoi kërkesën e saj dhe konfirmoi dorëheqjen e Sam. Sipas “The New York Times”, Mathew është një avokat i profilit të lartë për disa yje të Hollywood-it përfshirë Sean Penn dhe Steven Spielberg.

Kujtojmë se gjatë dëshmisë së saj të 23 qershorit, Britney tha se do të donte të zgjidhte përfaqësimin e saj ndërsa përpiqej t’i jepte fund kujdestarisë së të atit.

“Unë nuk kam pasur mundësinë që vetë ta zgjedh avokatin tim vetë. Dhe do të doja të isha në gjendje ta bëja atë,” tha ajo.

Po ashtu më 6 korrik, nëna e saj  Lynne Spears, paraqiti një kërkesë që i kërkoi gjykatësit të lejojë Britney-n të punësojë avokatin e saj, duke argumentuar se ky do të ishte një hap i madh për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë.

Sipas NBC News, Britney u përlot në gjykatë dhe tha se ishte jashtëzakonisht e frikësuar nga babai i saj Jamie Spears .

“Unë jam këtu për të larguar babanë tim dhe për ta ngarkuar atë me akuzën e abuzimit me kujdestarinë, gjë e cila ka lejuar tim atë që të ma shkatërrojë jetën”, u shpreh artistja.

Kujtojmë se më herët këngëtarja tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Gjatë dëshmisë së saj, Britney tregoi se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen. Por ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

Këngëtarja i kërkoi gjykatësit të ndërpresë menjëherë marrëveshjen ligjore dhe ajo e përshkroi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë. Gjithashtu Britney zbuloi se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Etiketa: Britney Spears

Lajme të lidhura

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Para
Zbardhet skandali i korrupsionit për ish-drejtor i Postës në Korçë, mori 24 mln lekë me kontrata false, në pranga edhe 6 punonjës

Pranga 4 personave në Tiranë, ja arsyet

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com