GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas Rusisë, G7 shpall armik edhe shtetin e madh aziatik

12:57 - 21/05/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas Rusisë, G7 shpall armik edhe shtetin e madh aziatik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liderët e G7 i dërguan një mesazh të fortë Rusisë duke ftuar Volodymyr Zelensky në Hiroshima, megjithatë përveç Kremlinit zyrtar, një tjetër rival që mori vëmendje të madhe në këtë samit ishte Kina.

Më i ashpër në retorikën e tij ka qenë kryeministri britanik, Rishi Sunak, sipas së cilit Kina përbën ‘sfidën më të madhe të epokës sonë’, për shkak se gjithnjë e më shumë po bëhet autoritare brenda, por edhe jashtë vendit. Pjesa më e rëndësishme e mesazhit të tyre u përqendrua në atë që ata e quajtën ‘shtrëngim ekonomik’.

Bëhet fjalë një veprim balancues për G7. Nëpërmjet tregtisë, ekonomitë e tyre janë bërë pazgjidhshmërisht të varura nga Kina dhe kjo marrëdhënie varësie është parë si një nga problemet që do duhet t’i gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë në kohë.

Ata kanë nisur gjithashtu një ‘platformë koordinimi’. Kjo është një kornizë e re për t’iu kundërvënë përdorimit të praktikave ndëshkimore tregtare për qëllime politike, siç ka bërë së fundmi Kina. Ndërsa është ende e paqartë se si kjo do të funksionojë saktësisht, ka të ngjarë që vendet që ndihmojnë njëri-tjetrin duke rritur tregtinë ose financimin për të zgjidhur çdo bllokim të vendosur nga Kina.

G7 gjithashtu planifikon të forcojë zinxhirët e furnizimit për mallra të rëndësishme si mineralet dhe gjysmëpërçuesit, dhe të forcojë infrastrukturën dixhitale për të parandaluar hakerimin. Kjo do të thotë se palët do të punojnë së bashku për të siguruar që teknologjitë e tyre, veçanërisht ato të përdorura në ushtri dhe inteligjencë, të mos përfundojnë në duart e ‘aktorëve keqdashës’.

Shtetet e Bashkuara tashmë po e bëjnë këtë me ndalimin e eksporteve të çipave dhe teknologjisë së çipave në Kinë, së cilës i janë bashkuar Japonia dhe Holanda. G7 po bën të qartë se përpjekje të tilla jo vetëm që do të vazhdojnë, por do të rriten, pavarësisht protestave të Pekinit.

Megjithatë, kur u prezantuan politikat e reja ekonomike, pjesa më e madhe e deklaratave të tyre nuk iu drejtuan në mënyrë të drejtpërdrejtë Kinës, në një përpjekje të dukshme diplomatike për të mos përkeqësuar marrëdhënien.

Vlen të theksohet se përgjigja nga Kina nuk ka munguar. Ajo duket se po kërkon të krijojë aleancat e saj me vende të tjera dhe në fund të javës së kaluar, sapo filloi samiti i G7, ajo priti një takim paralel me vendet e Azisë Qendrore.

Ende nuk është e qartë nëse plani i G7 do të funksionojë, por ka të ngjarë të mirëpritet nga ata që kanë bërë thirrje për një strategji të qartë për të trajtuar shkeljet e Kinës.

G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian.

Etiketa: armikG7kinaRusia

Lajme të lidhura

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera
Breaking Views

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Para
KQZ certifikon Veliajn dhe Sakon si fitues në Tiranë dhe Durrës

KQZ certifikon Veliajn dhe Sakon si fitues në Tiranë dhe Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com