GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas takimit 7 orë me Ballukun, Rama shkon me Marta Kos për darkë

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Pas takimit 7 orë me Ballukun, Rama shkon me Marta Kos për darkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka lënë ambientet e Kryeministrisë pas një “mbledhjeje” prej gati shtatë orësh me zëvendës –kryeministren e pezulluar tashmë, Belinda Balluku.

Takimit të Ramës me Ballukun iu bashkua më pas edhe deputeti Ulsi Manja.

Sipas raportimeve, Rama është larguar me komisioneren për zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila ndodhet në vendin tonë në kuadër të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor nesër në Tiranë.

Ndërkohë, automjeti i Ballukut qëndroi gjatë gjithë kohës pranë ambienteve të Kryeministrisë, duke shtuar pyetjet mbi vendimet që mund të jenë marrë në këtë takim të mbyllur.

Takimi nisi rreth orës 12:15, vetëm pak orë pasi GJKKO vendosi pezullimin e Ballukut nga të gjitha detyrat shtetërore, për shkak të akuzave që lidhen me procedurat e tenderimit për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Jashtme të Tiranës. Për momentin, nuk dihet nëse Rama ka marrë vendim për shkarkimin e saj apo nëse Balluku ka dorëzuar vetë dorëheqjen.

Pak para Ballukut, në Kryeministri është parë të hyjë edhe deputeti socialist Ulsi Manja, por ende nuk ka informacion se çfarë është diskutuar në takimet e njëpasnjëshme.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK rreth tre javë më parë në kuadër të hetimit për mënyrën se si është zhvilluar tenderi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit Orikum–Himarë të autostradës SH8. Ajo është deri tani zyrtarja më e lartë e qeverisë që përballet me akuza të tilla penale nga Prokuroria e Posaçme.’

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaMarta Kos

Lajme të lidhura

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
Aktualitet

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës
Aktualitet

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve
Aktualitet

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

17:29 - 07/11/26
Para
Hoxha ngre alarmin: “Balluku mund të përballet me aferë të re me ‘Tigrat’ e Vlorës”

Hoxha ngre alarmin: “Balluku mund të përballet me aferë të re me ‘Tigrat’ e Vlorës”

Discussion about this post

TË FUNDIT

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
Aktualitet

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Lexo më shumë
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

17:29 - 07/11/26
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:15 - 07/11/26
Protestuesit bllokojnë rrugën me gurë betoni te “Sheshi Skënderbej”

Protestuesit bllokojnë rrugën me gurë betoni te “Sheshi Skënderbej”

16:56 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com