GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas tre vitesh pandemi, Kina merr vendimin për kufijtë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas tre vitesh pandemi, Kina merr vendimin për kufijtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kina ka rihapur kufijtë pas tre vitesh pandemi. Vendimi është marrë pavarësisht kufizimeve dhe testeve anti-COVID19 që kanë caktuar disa shtete europiane dhe jo vetëm. Udhëtarët filluan të qarkullojnë në territorin e Kinës nga ajri, toka dhe deti për t’u ribashkuar me familjarët e tyre.

Pas tre vjetësh, Kina hapi vendkalimet detare dhe tokësore me Hong Kongun dhe i dha fund karantinës dhe me këtë përfundon kështu edhe politika zero-Covid që kishte mbrojtur popullin e Kinës nga virusi, por gjithashtu i kishte shkëputur ata nga pjesa tjetër e botës.

Radhë të gjata u krijuan në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut për fluturime drejt qyteteve kontinentale, duke përfshirë Pekinin, Tianjin dhe Xiamen dhe disa media të Hong Kongut vlerësuan se mijëra njerëz do të udhëtojnë gjatë ditëve në vijim drejt shteteve të tjera.

Heqja e karantinës që u njoftua nga qeveria vitin e kaluar u nxit edhe nga protestat që përfshinë vendin në Nëntorin që lamë pas por edhe një numër në rritje të rasteve që përfshinte edhe testime të shpeshta, frenime të lëvizjes dhe bllokime masive që dëmtuan rëndë ekonominë e dytë më të madhe.

“Masat e karantinës janë hequr zyrtarisht. Jam shumë i emocionuar. Gjëja e parë që dua të bëj është të pi çaj në mëngjes, të vizitoj miqtë dhe të kaloj pak kohë me prindërit e mi. Kam gati një vit që nuk i kam parë dhe nuk mund të pres më. Edhe nëse është mesnatë dhe mund të mos ketë tren me shpejtësi të lartë, prapë dua të largohem”, thotë një banor i Hong Kong.

Investitorët shpresojnë se rihapja përfundimisht do të rigjallërojë një ekonomi prej 17 trilionë Dollarësh. Por ndryshimi i papritur i politikës ka shkaktuar një valë masive infeksionesh që ka mbingarkuar spitalet në shumë rajone.

Hapja e kufirit vjen pas fillimit të Vitit të Ri Hënor, që para pandemisë shënonte numrin më të lartë të udhëtimeve ku njerëzit ktheheshin në vendlindjet e tyre për të bërë pushime me familjen. Rreth 2 miliardë njerëz pritet të udhëtojnë këtë sezon, gati dyfishi i lëvizjes së vitit të kaluar.

Shumë kinezë gjithashtu pritet të fillojnë të udhëtojnë jashtë vendit, një zhvendosje e shumëpritur për pikat turistike në vende të tilla si Tajlanda dhe Indonezia. Kina rifilloi gjithashtu lëshimin e pasaportave dhe vizave të udhëtimit për banorët e kontinentit, dhe vizave të zakonshme dhe lejeve të qëndrimit për të huajt.

 

Etiketa: aeroportCovid19Kine

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Plagosja e dy serbëve në Shtërpcë, lihet në burg pjesëtari i FSK

Plagosja e dy serbëve në Shtërpcë, lihet në burg pjesëtari i FSK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij
Aktualitet

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26

Ish deputeti Ervin Salianji ka reaguar për protestat që po zhvillohen në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Lexo më shumë
Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

13:15 - 21/10/26
Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

12:58 - 21/10/26
Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

Pedagogët dhe studentët lënë Kryeministrinë, nisen drejt Ministrisë së Arsimit

12:51 - 21/10/26
Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë

Revolta e studentëve, protestuesit thyejnë “karriget e dialogut” dhe godasin derën e kryeministrisë

12:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com