GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pas vdekjes së Mbretëreshës ndryshojnë titujt mbretërorë, Archie e Lilibet bëhen princ dhe princeshë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas vdekjes së Mbretëreshës ndryshojnë titujt mbretërorë, Archie e Lilibet bëhen princ dhe princeshë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, titujt mbretërorë ndryshojnë. Archie dhe Lilibet tani bëhen princ dhe princeshë. Më në fund, fëmijët e Harry dhe Meghan, tani që gjyshi Charles është bërë mbret, fitojnë titullin mbretëror për herë të parë. Gjithashtu ndryshime të mëdha do të ketë edhe Kembrixhi, duke nisur që Uilliam do të trashëgojë tani titullin Duka i Kornuollit.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, rregullat e vendosura nga Mbreti George V në 1917, do të bëjnë që Archie dhe Lilibet si fëmijët e djalit të një sovrani – kanë gjithashtu një titull të Madhërisë së Tij, por mbetet për tu parë nëse ata zgjedhin ta përdorin atë. Meghan Markle gjatë një interviste të kaluar kishte thënë se ishte e trishtuar që Archie-t iu mohua titulli i princit dhe kishte thënë se shkaku ishte raca e tij. Por ajo përsëriti gjithashtu se nuk ishte veçanërisht e tërhequr nga ideja e zyrave mbretërore.

Vitin e kaluar, duke folur për trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth, pati zëra për mundësinë e Charles për të kufizuar përdorimin e titujve duke i hequr ato nga Archie dhe Lilibet për të zvogëluar numrin e zyrave, por derisa ai ta bëjë këtë, fëmijët e Harry-t dhe Meghan-it do të jenë me të drejtë princ dhe princeshë.

Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, ndryshime të mëdha do të ketë edhe në Kembrixh. Djali i madh i Charles trashëgon automatikisht titullin e babait të tij. William dhe Kate tani janë Duka dhe Dukesha e Cornwall dhe Kembrixhit. Por së shpejti princi mund të marrë edhe titullin Princ i Uellsit nga babai i tij, mbreti Charles III. Dhe nëse po, Kate Middleton do të bëhet Princesha e Uellsit, ashtu siç ishte Diana kur u martua me Charles.
Fëmijët e William dhe Kate u bënë Princi George i Cornwall dhe Cambridge, Princesha Charlotte e Cornwall dhe Kembridge dhe Princi Louis i Cornwall dhe Kembridge. Por nëse babai merr titullin e Uellsit, edhe ata do ta marrin atë.

Etiketa: MBRETERESHE

Lajme të lidhura

Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës
Aktualitet

Shqiptari ekzekuton gruan me thikë para syve të fëmijëve dhe tenton t’i japë fund jetës

14:49 - 26/08/26
Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?
Aktualitet

Rrjeti i kokainës nga Ekuadori drejt Europës, si operon mafia shqiptare në Amerikën Latine?

14:36 - 26/08/26
“Do të të vras”, 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e servisit në Athinë
Aktualitet

“Do të të vras”, 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e servisit në Athinë

12:30 - 26/08/26
Para
“Cub që s’ka moral”/ Berisha shpërthen ndaj Ramës: Sot, Shqipëria në rrezik të madh

“Cub që s’ka moral”/ Berisha shpërthen ndaj Ramës: Sot, Shqipëria në rrezik të madh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26

Kanë përfunduar fjalimet përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa një turmë masive protestuesish i është drejtuar Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për...

Lexo më shumë
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

21:15 - 26/08/26
“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

20:51 - 26/08/26
Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

Aktivisti Arben Kola: Kërkojmë konfiskimin e pasurive, arrestoni Ramën dhe Ballukun!

20:37 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com